Qeveria shqiptare ka ka aprovuar sot një donacion nv shenjë solidariteti për fqinjin tonë jugor, Greqinë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri, Rama përmes një postimi në Facebook.
“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, ka shkruar Rama.