• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria përpjekje për të ndalur vendimet e Strazburgut për pronat

14:45 | 01/04/2016
në Uncategorized
0

Zyra e avokatit të shtetit negocion me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të pranuar ligjin e qeverisë për pronat

 

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

 

Zyra e Avokaturës së Shtetit  do të prezantojë këto ditë në Gjykatën e Strasbugut ligjin e ri për pronat në përpjekje për të ndalur vendimet e kësaj gjykate për kthimin e pronave në Shqipëri në dëm buxhetit të shtetit. Qeveria shqiptare shpreson kështu se legjislacioni i ri do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve, që e kanë detyruar atë t’i paguajë atyre sasi të mëdha kompensimi financiar.

Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda ministrisë së drejtësisë dhe përfaqëson shtetin shqiptar në gjykatë të Strasburgut i tha BIRN se shuma totale e kompensimit që u desh të paguhej në 2014 ishte 2,462,015 euro dhe 10,751,416 euro në 2015.

Fatura për 2016 pritet të jetë gjithashtu e lartë.

Më 17 mars, gjykata e Strasburgut e urdhëroi Shqipërinë të paguajë 11 milionë euro të tjera në një vendim në lidhje me gjashtë ish-familje pronare. Qeveria ka tre muaj kohë të gjejë fondet për këtë rast të ri kompensimi.

Burime nga Zyra e Avokaturës së Shtetit dhe shoqata e pronarëve i thanë BIRN se një vendim tjetër multi-milionë euro nga Strasburgu mbi të njëjtën çështje do të jepet së shpejti.

“Norma e çmimit të tokës që gjykata përdor për të kompensuar ish-pronarët është më e lartë sesa ajo e qeverisë. Kjo krijon një barrë financiare për shtetin, që është arsyeja përse po përpiqemi të ndalojmë praktikën e vendimmarrjes së Strasburgut për pronarët shqiptarë të tokave,” tha për BIRN Alma Hiçka, kreu i Zyrës së Avokaturës së Shtetit.

Me shpresën për t’i dhënë fund vendimeve të kripura për nga çmimi i kompensimit, qeveria miratoi një ligj të ri për kompensimin e pronarëve për pronat dhe asetet në dhjetor 2015.

Ky synon të mbledhë rreth 438 milionë euro dhe 23,000 hektarë tokë bujqësore për 10 vite në mënyrë që të kompensohen rreth 26,000 raste.

“Do ta prezantojmë këtë ligj të ri në fillim të prillit në gjykatën e Strasburgut ngaqë e kemi hartuar sipas sugjerimeve të tyre,” tha Hiçka.

“Ne shpresojmë që gjykata do ta vlerësojë si një zgjidhje të qëndrueshme për ish-pronarët dhe do t’i japë fund vendimmarrjes së tyre për pronat,” shtoi Hiçka.

Megjithatë, në një shenjë se ligji i ri nuk do t’i japë fund mosmarrëveshjes së kompensimit mbi asetet e sekuestruara, shtatë padi të ndara janë drejtuar në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit të ri, përfshirë mocione nga Presidenti i Shqipërisë, Avokati i Popullit dhe shoqatat e ish-pronarëve.

Gjykata Kushtetuese pritet të lëshojë një vendim për ligjin në javën e parë të prillit.

Ish-pronarët thonë se ata kanë pritur vite për të rimarrë pronat – ose të marrin kompensim financiar për to – që është arsyeja përse shumë prej tyre i janë drejtuar Strasburgut.

BIRN

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Rekord dopingu/ Davide Vasta pozitiv për 11 substanca të ndaluara

Rekord dopingu/ Davide Vasta pozitiv për 11 substanca të ndaluara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –

2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –

23:17 | 01/10/2023
“Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

“Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

23:07 | 01/10/2023
Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –

Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –

22:53 | 01/10/2023
lajmi fundit

34-vjeçarja nga Kameruni përfundon në spital, u godit nga… –

22:37 | 01/10/2023
Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –

Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –

22:23 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • 2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –
  • “Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –
  • Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –
  • 34-vjeçarja nga Kameruni përfundon në spital, u godit nga… –
  • Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –
  • Sulm me armë në Hjuston, 2 viktima dhe 2 të plagosur –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –
  • “Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com