Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se 1.8 miliardë shtesë do të jenë në funksion të të gjithë elementëve që duhen përmirësuar në drejtësinë shqiptare, si rritje pagash, rritje e numri të punonjësve dhe mbi të gjitha kosto e ngritjes së institucioneve të reja.
Ministri Ahmetaj, u shpreh se “sot është kaluar financimi i plotë i reformës në drejtësi nga ana e qeverisë“.
Reforma në drejtësi, përveç të tjerash, do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, sipas Ahmetajt.
Ministri theksoi se renditja e Shqipërisë në raportin e konkurrueshmërisë globale u përmirësua me 13 vende krahasuar me vitin e kaluar, por ka ende për të bërë.