Një ditë pas propozimeve të qeverisë për ndryshimet në kabinetin qeveritar, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës, duke dekretuar shkarkimin e 6 ministrave. Burime nga Presidenca thanë se për ministrin Ditmir Bushati, Meta nuk është shprehur ende. Po ashtu është dekretuar edhe emërimi i zv/kryeministrit të ri Erjon Braçe, i cili zëvendëson Senida Mesin.
Kështu, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës, Damian Gjiknurit nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Arben Ahmetajn, Sonila Qaton si dhe Senida Mesin. Po ashtu ai ka dekretuar emërimin në detyrë të Blendi Çuçit, si Ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsit si ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Elisa Spiropali si ministre të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.