Qentë e rrugëve të viteve ’30 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qentë e rrugëve të viteve ’30

19:30 | 23/03/2017
në Shqiperi
0

Së fundmi zonja Dagmar Gietmann dhe zoti Florian Ilse, drejtuesit e Hotel Rogner kanë nisur një projekt për furnizimin me ilaçe dhe medikamente qendrat veterinare që merren kryesisht me kujdesin ndaj qenve. Ka një listë të gjatë të mënyrës se si ne shqiptarët sillemi me kafshët. Në fakt është një sfidë dhe do mbetet e tillë. Nis që nga viti 1913 “kujdesi” për kafshët. Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka sjell një dokument shume interesant ku flitet për një rregullore të mënyres se si duhet te silleshim me qentë e rrugëve të Shkodrës së vitit 1913. Studiuesi sjell dokumentin e rrallë dhe këndvështrimin e tij për këtë sfidë 100 vjeçare të sjelljes me kafshët.

Nga Armand Plaka

Duket vërtetë luks të diskutosh sot për problemin e qenve të rrugës e trajtimin e kafshëve, ndërsa numërohen me qindra sfidat e problemet që kemi përpara për zgjidhje. Sidoqoftë, një urdhëresë e Bashkisë së Shkodrës ( në atë kohë kish nisur të thirrej Përlimtare, emër që e mbajti deri në vitin 1920 ) e 22 majit të vitit 1913, për trajtimin adekuat të qenve të rrugës për të mos shkaktuar probleme në qytet, më ngacmoi të sjell në vëmendje të gjitha iniciativat e shkuara e aktuale të Bashkisë së qytetit tim, Tiranës, e të mbarë bashkive shqiptare, në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

E hedhur në tregun politik gjatë fushatës së fundmit për zgjedhjet vendore në kryeqytet (përpos atyre të paraardhësve që dështuan po ashtu me sukses të plotë), ajo përmbante dhe “inkastrimin” apo trajtimin më human të këtij problemi,( që sidoqoftë do çonte në zgjidhjen e tij), më rezulton se nuk po jep rezultatet e duhura. Qentë e rrugës, por edhe ata të “shtëpisë”, me afrimin e stinës së nxehtë kanë tendenca që u përafrohen ( pasi sigurisht se nuk kanë shanc t’i konkurrojnë dot realisht në këtë drejtim) shumë atyre të politikanëve tanë në periudha të nxehta zgjedhore, kur kafshimet, kacafytjet ndaj njëri-tjetrit e madje edhe brenda familjes, por edhe grykësia e pafré në ndarjen e presë, njohin shtim të dukshëm.

Sidoqoftë, faksimilja e marrë nga Arkiva e Bashkisë së Shkodrës, në shumë aspekte m’u duk një prurje interesante për t’a ndarë me ju miq të dashur të angazhuar apo jo politikisht, përsa kohë që akoma dëgjojmë se një qen kafshoi një fëmijë gjatë shëtitjes nga parku i Liqenit, apo se një grup të rinjsh argëtohen duke i lënë qentë e tyre të racave nga më agresivet që njeh shkenca, të shqyhen me njëri-tjetrin, apo se si hakmarrje, një baba qëllon me çifte qenin e fqinjit, pasi ky i fundit nga “pakujdesia” e të zotit, i kishte kafshuar për vdekje të bijën etj. Por më keq duket situata me qentë e rrugës, të cilët bashkë me njerëzit, gërmojnë vazhdimisht nëpër kazanë plehrash, duke përhapur sëmundje e shpesh ankth, çka jo thjesht si konstatim praktik, fatkeqësisht nuk përkon me asnjë periudhë historike të Shqipërisë, sado e varfër që ka qenë.

Marrë nga profili në Facebook i studiuesit dhe gazetarit Armand Plaka

Etiketa: dokumentkujdesi ndaj qenveqente e rrugesShkodervitet '30

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Arben Llalla kundër “New York Times”: Shqipja gjuha më e lashtë e botës

Arben Llalla kundër “New York Times”: Shqipja gjuha më e lashtë e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com