Që gjuha shqipe të mos jetë një atdhe i humbur për shqiptarët në Maqedoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Që gjuha shqipe të mos jetë një atdhe i humbur për shqiptarët në Maqedoni

15:14 | 24/07/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Ka disa kohë që po dëgjojmë deklarata nga politikanët sllavo-maqedonas dhe shqiptarë se gjuha shqipe do të zyrtarizohet shumë shpejtë në Maqedoni. Çështja është se prej 16 vitesh politikanët sllavo-maqedonas dhe ata shqiptarë janë tallur me ligjin e gjuhës shqipe, sa është e vështirë që të besohet se gjuha e Gjergj Kastriotit do ketë vendin e nderit që i takon në Maqedoni. Unë jam pesimist se gjuha shqipe në Maqedoni do jetë e barabartë me gjuhën sllavo-maqedonase, e cila gëzon privilegjin e ruajtjes me ligj, nëse fyhet apo cënohet.

Gjatë kohës së ish-Jugosllavisë gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar kishin përdorim zyrtar të barabartë me gjuhën sllavo-maqedonase, por pas vitit 1990, me pavarësinë e Maqedonisë gjuha shqipe u sakatua, u diskretitua nga qeveritarët sllavo-maqedonas dhe vasalët e tyre shqiptarë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, si duhet të jetë Ligji për përdorim e gjuhës shqipe në Maqedoni?

Që gjuha shqipe të ndjehet e barabartë me statutin që e flasin qytetarët shtetformues të Republikës së Maqedonisë, ajo duhet të përdoret në tërë territorin e Maqedonisë si:

  1. Çertifikata e shtetësisë duhet të jepet në gjuhën shqipe.
  2. Çertifikata e përbërjes së familjes duhet të jepet në gjuhën shqipe.
  3. Dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes, prokurorisë dhe gjykatat duhet të jenë në gjuhën shqipe.
  4. Dokumentet e Postës së Maqedonisë duhet të jenë në gjuhën shqipe.
  5. Dokumentet e Bankës Kombëtare të Maqedonisë duhet të jenë në gjuhën shqipe.

Këto janë disa institucione kryesore që sot për sot e kanë të ndaluar me ligj që të përdoret gjuha shqipe. Janë institucione që përbëjnë barazinë shtetërore midis qytetarëve të kombësive të ndryshme në Maqedoni.

A do zyrtarizohet gjuha shqipe si gjuhë e minoritetit ardhacakë?

Kjo është pyetja që na shqetëson më shumë, sepse deri tani strukturat shtetërore të Maqedonisë janë përkujdesur që shqiptarët t’i paraqesin si ardhacakë dhe njerëz të egër të zbritur nga Mali. Kjo vihet re përditë në botimet që i financojnë institucionet akademike, Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës, e më gjerë. Vërtetë çfarë u bë me Enciklopedinë e botuar nga Akademia e Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët?

Komisioni i Venecias dhe BE janë përkujdesur që pakicat të jenë mbrojtura me ligj. Italia votoi ligjin e gjuhëve të minoriteve më 15 dhjetor 1999, nr.482, me titull “Norma në lëndën mbi mbrojtjen të pakicave gjuhësore historike”, dhe është botuar në gazetën zyrtare më 20 dhjetor 1999, nr.297. Me hyrjen në fuqi ky ligj u lejoi pakicave historike popullsive me kombësive joitaliane si arbëreshëve (shqiptarëve), katalanëve, gjermanëve, grekëve, sllovenëve, kroatëve, francezëve, frënge-provenciale, friulane, ladine, oçitane, sarde, të cilët janë shumicë në komunat (bashkitë) në Itali të përdorin nëpër shkolla dhe shkresat zyrtare komunale gjuhët e tyre kombëtare përkrah asaj të shtetit italian. E thënë më qartë se çdo shkresë shtetërore jepet në dy gjuhë, atë shtetërore dhe kombëtare, pra në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe në rastin e arbëreshëve. Ligji me numër 482 i 15 dhjetori 1999 i zyrtarizuar nga shteti italian, jo vetëm që i pranon pakicat, por mbron me këtë ligj trashëgiminë, zakonet, kulturën e tyre kombëtare dhe përdorimin zyrtar të gjuhës së tyre.

Në komunat (bashkitë) e Italisë që udhëhiqen nga kryetari dhe këshilli arbëresh (shqiptar) gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në komunë, gjithashtu në këto komuna përkrah flamurit të shtetit të Italisë dhe të komunës valëvitet dhe flamuri kombëtar shqiptar.

E pra, politikanët shqiptarë duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë ligji do pranojnë dhe do votojnë për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, me qëllim që ajo të mos ketë fatin e përdorim të flamurit kombëtar, i cili lejohet zyrtarisht të jetë 1/3 më i vogël se flamuri sllavo-maqedonas dhe për këtë fajin kryesor e kanë deputetët shqiptarë të BDI-së, të cilët e votuan me dy duar ligjin e diskretitimit të flamurit shqiptar. Që gjuha shqipe për shqiptarët të Maqedonisë të mos jetë një atdhe i humbur, sepse shqiptarët sot nuk janë të shtypur, ata janë kryetar Kuvendi, ministra, akademikë, pra jo në kushtet e një shtypjeje, por vetë po e “gëlltisim” me vasalitet përdorimin e nderit që i takon gjuhës dhe flamurit kombëtar.

Etiketa: arben llallaardhacakëatdhe i humburGjergj Kastriotigjuha shqipeKomisioni i VeneciasQë gjuha shqipe të mos jetë një atdhe i humbur për shqiptarët në Maqedoni

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Manjani: Asnjë gram farë hashashi nuk është kapur!

Manjani: E refuzoj mandatin e deputetit, do shkoj me pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com