Pyetje titistëve të “kombit” kosovar: Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pyetje titistëve të “kombit” kosovar: Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën?

08:37 | 16/10/2016
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Një debat qesharak po provokohet nga një pjesë krejt e papërfillshme e elitës së Prishtinës. Po ftojnë qytetarët e Kosovës që të shpallin përkatësinë e tyre, “kombin” kosovar. Thënia e Hegelit se historia përsëritet në formë komike vlen sigurisht për këtë rast. Në historinë moderne të shqiptarëve të Kosovës kjo është hera e dytë, kur ata ftohen për të shpallur publikisht identitetin e tyre. Hera e parë sigurisht nuk shkaktonte të qeshura. Bëhej me ndihmën e tankeve dhe bajonetave serbe.

Në kapërcyellin e vitit 1981, pyetja nëse je shqiptar apo jo nuk bëhej kaq e sofistikuar në tone intelektuale. Rregjimi serb sapo kishte shtypur me tanke demonstratat që përfshinë Kosovën. Pushtuesit, bashkë me lakejtë e tyre të tipit Mehmet Maliqi, nisën procesin famëkeq të Diferencimit. Thelbi i tij ishte se në çdo institucion, ndërmarrje, deri në fshatrat më të humbura të Kosovës, në mbledhje publike, çdo individ shqiptar duhet të deklaronte përkatësinë e tij. Duhet të zgjidhte; është shqiptar apo jugosllav. Kush nuk distancohej nga demonstratat, kush deklaronte se ishte shqiptar, automatikisht humbiste vendin e punës, ndërkohë që burgjet mbusheshin me cilindo që shprehte dhe rezistencën më të vogël verbale. Gjithë institucionet u zbrazën nga shqiptarët, shkollat shqipe u mbyllën. Deri dhe kirurgët i dëbuan nga sallat e operacioneve, vetëm sepse thanë që janë shqiptarë. Pyetjes ekzistenciale shumica absolute e shqiptarëve nuk i bënë dredha. Segregacionit ju përgjigjën me struktura paralele duke i kthyer bodrumet e shtëpive në klasa, ku mësohej shqip, historia e Skënderbeut dhe ku këndohej himni i flamurit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Gjatë pothuajse një shekulli pushtim të Kosovës, Beogradi e kishte ndërtuar strategjinë e tij mbi dy boshte. I pari, ishte dëbimi masiv, doktrina e Cubriloviçit. Beogradi kishte një marrëveshje me Ankaranë për të deportuar drejt Turqisë shqiptarët që jetonin nën Jugosllavi. Trenat me shqiptarë që inkurajoheshin me të gjitha format për të braktisur Kosovën niseshin nga Prishtina e Shkupi dhe përfundonin në Stamboll. Kjo ka vazhduar në mënyrë konstante gjatë viteve ‘20 dhe ‘30. Kjo është dhe arsyeja përse Turqia sot numëron gati 5 milionë shtetas me origjinë shqiptare. Me shqiptarët që nuk u larguan Beogradi ndoqi tjetër strategji. U përpoq të modifikojë identitetin e tyre. Në shumë forma. Fillimisht, duke ushqyer tezën se shqiptarët e Kosovës janë ndryshe nga ata të Shqipërisë. Ndërkohë që Enveri po ndërtonte njeriun e ri, Tito po krijonte homos yougosllavus. U krijuan simbole të rrejshme si Bojo-Ramizi, dy “vëllamë”, njëri serb dhe tjetri shqiptar që u vranë duke mbrojtur njëri tjetrin nga pushtuesi. Ishte koha e Bashkim-Vëllazërimit, sloganit mbi të cilin ishte ndërtuar Jugosllavia e Titos.

Elita e Kosovës dhe në ditët e saj më të zeza refuzoi të bjerë në këtë grackë. Për “malokët” e Drenicës as që bëhej fjalë. Në kulmin e çdo shtëpie në Kosovë kishte një antenë satelitore që kapte valët e RTSH. Pavarësisht se televizioni shqiptar emetonte ideologji komuniste sa të gjithë televizionet bashkë nga Berlini Lindor në Vladivastok, sërish antenat e Kosovës ishin drejtuar nga Tirana si minaret e xhamive të Bosnjës nga Meka. Për një arsye fare të thjeshtë; donin të dëgjonin shqipen e pacensuruar nga Beogradi.

Dështimi më i madh i Serbisë për të ndryshuar ADN e shqiptarëve të Kosovës është gjuha standarte. Në mënyrë përfide u përpoqën të luajnë me nuancat që sjellin në gjuhë dialektet. Ju keni gjuhën gege, atë duhet të keni si gjuhë zyrtare në Jugosllavi, ishte presioni që i bënë elitës së Prishtinës. Por, askush nuk ra në këtë grackë. Në kongresin e drejtëshkrimit, gjithë përfaqësuesit nga Prishtina, nënshkruan në Tiranë projektin e gjuhës standarte shqipe. Sigurisht meritë ka dhe kreu i atëherëshëm i Kosovës, Mahmut Bakalli.

Bashkimi dhe ndarja e një kombi fillon nga gjuha, pastaj historia. Si mund të ndahet Pjetër Bogdani nga Marin Barleti, Ismail Qemali nga Isa Boletini, Kadare nga Qosja, Adem Jashari nga Çerçiz Topulli, Mehmet Kraja nga Dritëro Agolli, Ali Podrimja nga Xhevahir Spahiu. E kështu me rradhë e kështu pa fund. Janë argumente kaq bazike sa mësohen bashkë me Abetaren. Po çfarë janë këta që shpallin gafën e kombit kosovar, që ngatërrojnë shtetin me kombin? Nostalgjikë të Bashkim-Vëllazërimit të Titos, sigurisht. E vetmja gjë që nuk kemi të përbashkët në art me titistët e Prishtinës është turbofolku i Cecës. Telefonata e fundit që pati Vaçe Zela para se të ikte në amëshim ishte ajo e Nexhmije Pagarushës.

Në vitet 80, në Kosovë zhvillohej dhe lufta e simboleve. Njerëzit identifikoheshin si titistë dhe enveristë. Kishte një idhujtari gati ekstreme për dy udhëheqësit që kishin dominuar për katër dekada shtetet respektive. Titistët krejt të pakët në numër i përkisnin elitës së emëruar nga Beogradi, që gëzonte privilegjet e nomeklaturës, që pranonte identitetin jugosllav, që përqeshte varfërinë ekstreme të Shqipërisë dhe i gëzohej një makine Zastava dhe pushimeve në Ulqin. Pranonin të fyheshin nga pushtuesi, mjaft që të kishin statusin e të parit të fshatit.

Kurdoherë i kam përbuzur enveristët, por jo ata të Kosovës së viteve ‘80. Madje, këta meritojnë respekt në idealizmin e tyre naiv. Në agoninë e jetës së tij politike, që e kishte nisur si zar i Dushan Mugoshës, Enver Hoxha ndikoi në krijimin e LPK-së. Eshtë ajo struktura që dy dekada më pas do ishte shtabi i UÇK-së. Atëhere ishin të rinj idealistë që për të refuzuar Titon detyroheshin të zgjidhnin Enver Hoxhën. Për një arsye të vetme: ishte kryetar i shtetit amë. Me shëmbjen e regjimit komunist kuptuan burgun e madh që kishte ndërtuar Hoxha, por kjo nuk ndryshoi qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë.

Kjo ndarje mes atyre që sytë i kishin nga Tirana dhe atyre që ekzaltoheshin nga këngët e Cecës vazhdoi deri sa UÇK nisi luftën. Ndërkohë që në Drenicë luftohej, në çajtoret e Prishtinës apogjetët e sotëm të kombit kosovar ankoheshin se “malokët po na qesin telashe”. Në fakt kishin arsye të shqetësoheshin. Betimi i UÇK-së ishte për bashkimin e gjithë trojeve etnike. UÇK i jepte fund projektit të Bashkim-Vëllazërimit jugosllav. Bashkë me atë do humbisnin zastavat e etërve dhe ëndërrën për karrierë personale në Jugosllavi. Monumenti i vënë me përdhunë në qendër të Prishtinës, ai i Bojo-Ramizit do shkulej që ditën e parë të lirisë për t’u zevendësuar nga ato të heronjve të përbashkët të kombit shqiptar, Adem Jasharit, më i ndritshmi prej tyre.

Titistëve të “kombit” kosovar u vlen t’u kujtohet në çdo çast se shqiptarët nga të dyja anët e Drinit vetëm dy elementë nuk kanë të përbashkët: Bojo-Ramizin dhe Cecën. Mund t’u tolerohet që në rininë e tyre të hershme masturboheshin me cicat e Cecës. Tek e fundit, shpina e kërrusur e Nënë Terezës nuk është aq joshëse për një adoleshent. Por tani që shumica e tyre janë burra me thinja dhe cicat e Cecës kanë filluar të fishken dhe varen nuk kanë përse të kenë më nostalgji. Sigurisht nëse janë të lirë. Aq të lirë sa të kuptojnë të vërtetën e thjeshtë që jemi një komb në dy shtete. Sepse, dreqi e mori askush nuk e blen dot të kaluarën e vet dhe të familjes së vet.

Etiketa: Bojo-RamiziCecahomos yougosllavusIlir Babaramokombi kosovarMahmut Bakallinene terezatitistët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dita e balonave nëpër shkolla

Dita e balonave nëpër shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com