Nga Arben Llalla
Greqia me veprimet e fundit antishqiptare, deklaratat, bllokimi i doganave, provokimet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë po i bën presion qeverisë së Edi Ramës që të nxitojë hapat për të realizuar premtimet që i ka dhënë Athinës më 2016, që janë: Falja e detit, njohjen e Himarës si zonë greke, ndërtimin e 8 mijë varreve boshe të ushtrisë greke, e të tjera.
Rama deri tani po realizon projektet greke, sepse ekzistojnë me dhjetëra materiale nga takimet e tij. I gjithë ai fjalor kombëtar i Ramës mbështetet vetëm për Kosovën, por Kosova është shtet i pavarur. Pyetjet që çdo shqiptar duhet t’i bëjë kryeministër Edi Rama janë:
Përse Rama dhe Bushati s’kanë folur asnjëherë për hapjen e Konsullatës shqiptare në Manastir, për rastin Mostra, Kumanova, e kështu me radhë?
Përse Rama nuk flet më për Çështjen Çame?
Përse Rama dha urdhër me sms që të votohet PD (le të pyesim Gjiknurin, Leskaj e të tjerë), me qëllim që Vangjel Dule të zgjidhet deputet?
Përse Rama u nderua me Kryqin e Artë si Kalorësi Mbrojtës i Ortodoksisë Greke?
Këto ditë do të ngrihet në Komisionin e Kongresit SHBA çështja për njohjen e Himarës si zonë greke dhe këtë e mundësoi Edi Rama me veprimet e tij të pa kontrrolluara duke mos parashikuar të ardhmen dhe dëmet?
Përse Rama i ka prishur raportet me Hashim Thaçin, Turqinë, Italinë, Merkelin, SHBA?
Kutia e Pandorës veç është hapur, por çështja është se çfarë vendi do të zërë Edi Rama në tërë këtë hulli, sepse historia nuk korruptohet, ajo thotë dhe mbron të vërtetën me fakte.
Tashti Edi Rama për këto akuza që ia bëj publikisht (pa asnjë përfitim politik dhe ekonomik nga ana ime) si do të përgjigjet?
Edi Rama është studenti i financuar nga Fondacioni grek i Sokrati Kokkalis në komunikim administrativë dhe shkencat politike.
P.S. Edi Rama bëj të fala mareshallit, nëse s’e kupton pyet Xhafën, ai e di se për kë e kam fjalën. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasirash na ofron, por një gjë është e sigurt se Çështja Çame do jetë më e pranishme në arenën ndërkombëtare dhe ballkanike. Fillimi i shekullit XXI po tregon se më shumë ka shqiptarë se sa grekë e serbë në Ballkan, kjo është ajo që i tremb ata dhe që mua më jep siguri për zgjidhjen e çështjeve kombëtare të lëna në errësirë prej dhjetëra vitesh.