Punimet në Rrugën e Rinasit, Policia Rrugore masa për orientimin e shoferëve

0
94

Policia Rrugore e Tiranës ka marr masa për shkak të punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas).

Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas, në drejtim të aeroportit, do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje të autostradës.

Po ashtu të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

Njëkohësisht drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve.