Publikohen fotot/ Ja skema e grabitjes në aeroport (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohen fotot/ Ja skema e grabitjes në aeroport (foto)

20:23 | 09/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Publikohen disa fotografi të skenës së grabitjes së rreth 7 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Në fotografitë e publikuara nga BallkanWeb duket punonjësi me jelek të verdhë i kompanisë së transportit të parave, i cili mban duart lartë, si dhe dy prej autorëve.

Një nga autorët duket i veshur me uniformë ushtarake dhe mban në duar një armë tip kallashnikov, ndërsa autori tjetër duket i veshur si polic, me jelek të zi dhe këmishë blu. Ky person ka vendosur maskë prej gome në fytyrë dhe syze.

Read more

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Skema që përdorën grabitësit:

Mësohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë të paktën 5 persona. Fillimisht ata kanë prerë me gërshëre bulonat e portës ku futet zjarrfikësja në fund të pistës dhe janë afruar me një mjet “Volsvagen” afër avionit që kishte destinacion Vienën.

Më pas janë afruar 3 persona me uniforma të zeza antiplumb e të armatosur kanë neutralizuar punonjësit e bagazheve dhe kanë marrë një pjesë prej thasëve me para, aq sa kanë mundur të mbajnë dhe janë larguar në këmbë në drejtim të automjetit.

Gjatë kohës kur po kryhej grabitja ka qenë një punonjës i zjarrfiksëve që ka vërejtur derën e hapur dhe ka njoftuar kompaninë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit.

Në të njejtën kohë është njoftuar dhe komisariati Rinas. Kur autorët janë larguar nga pista është kuptuar grabitja dhe policia është vënë në lëvizje. Në zonë ka qenë një grup FNSH, i cili u vu në ndjekje të grabitësve.

Kur kanë kaluar lumin e Tapizës grabitësit kanë zbritur nga furgoni dhe kanë tentuar ta djegin atë. Në këto momente ka mbërritur FNSH dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre, i vdekur ka mbetur një prej grabitësve i cili ka marrë një plumb në kokë.

Në vendngjarje policia sekuestroi 1 automatik dhe 1 granatë. Të favorizuar nga terreni që ishte kthesë dhe kodër grabitësit janë larguar me një furgon “Benz-vito” pa shkëputur zjarrin ndaj policisë. Mjeti me të cilin u larguan autorët u gjet i djegur afër Bathorës.

 

Etiketa: 7 milionë eurofotograbitja rinasRinas

Të Lidhura

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Para
Grabitja e super-organizuar/ Detaje për maskimin e furgonit dhe maskat e silikonit

Grabitja e super-organizuar/ Detaje për maskimin e furgonit dhe maskat e silikonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com