• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse vriten policë nga të çmendurit?!

11:06 | 05/09/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Dje, u vra Ardian Kodra. Askush nuk do t’ia kishte njohur emrin në publik, sikur të mos e vriste një “i çmendur”. Ardiani ishte oficer i Policisë, madje i një krahu më special të Policisë që është emërtuar RENEA. U vra dje në fshatin Torovicë (mes Shkodrës e Lezhës) në një përpjekje me armë kundër një njeriu të vetëm, i ngujuar në shtëpinë e tij me armë në dorë. Ardiani mori një plumb fatal dhe nuk mundi të jetojë.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Lajmi u përhap shumë shpejt; më shpejt se vetë era që fryn legjendarisht në këto zona. Më duket se mediat që e sollën lajmin në Tiranë, dhe pastaj e përhapën kudo në botë, Ardianin dhe atë tjetrin vrasës, i kishin vënë në një peshore. Edhe ai tjetri kishte një emër, që në fillim të lajmit, emër që u mësua nga të gjithë dhe nuk dua ta përmend më nga neveria. Mirëpo ai tjetri, vrasësi, që në fillim të lajmit kishte edhe një atribut më shumë: Ai ishte “i çmendur”. Sapo u vra Ardian Kodra, oficer policie, u tha se “e vrau një i çmendur!”.

Kjo është  tragjedi mbi një tragjedi. Tragjedia e shtresës është ajo e vrasjes së Ardianit. Ndërsa më e madhe parashikohet tragjedia kur bashkë me lajmin e kobshëm thuhet se “vrasësi është i çmendur”. Pas kësaj, ky njeri “i çmendur”, do të dalë nga burgu dhe do të vrasë të tjerë policë ose do të terrorizojë civilët e paarmatosur, fëmijë a të rritur, hallexhinj apo funksionarë shteti. Do të dalë nga burgu dhe do të “kositë”; jetë njerëzish pikërisht pse është “i çmendur”. Vetë lajmi ia ka dhënë këtë të drejtë, përderisa që në sekondën e parë e shpalli “të pafajshëm”, do me thënë, “të çmendur”.

Të gjithë “të çmendurit” po marrin të drejtën të bëjnë kërdinë mbi njerëzimin dhe mbi jetën. E di cila është e drejta e tyre? Pse janë “të çmendur”. Kjo nis që nga një vrasës në Torovicë dhe deri në zyrat e qeverisë  e të shtetit. Një deputet është “i çmendur”, prandaj mund të bëjë gjithçka. Kryeministri “është kokëderr”, deklaroi ish-kryeministri Majko para pak kohe, prandaj “lëre të bëjë ç’të dojë”, ky është morali. Para tre muajsh qeveria urdhëroi shpenzime të mëdha për Sheshin “Italia” në Tiranë; e ndërtoi parkingun e tani e prishi për të ndërtuar stadiumin; shkuan në lumë paratë e popullit që “nuk është i çmendur, por lëre të çmendurin të bëjë çfarë të dojë”. Para një viti autostrada Tiranë-Durrës u mboll me palma. “Kushtojnë jashtëzakonisht shumë,  u tha, nga buxheti i shtetit”. Dje, qeveria përhapi lajmin se “palmat do të hiqen e do të zgjerohet rruga”…  Këta mund të “lirohen prapë”, të bëjnë dëme të mëdha e të mos pësojnë gjë, sepse i çmenduri nuk dënohet…

… Po kush i përhap këto lajme për “të çmendurin”? Veç shteti mund të jetë kaq i fuqishëm dhe i guximshëm, askush tjetër. Po të thuash për median, kjo nuk guxon të shkelë kaq keq mbi vete me mendjen e vet. Po si, pra?

Po mendohesha për rastin e djeshëm, me vrasjen e Ardian Kolës. Akoma pa dalë plumbi nga arma e “të çmendurit” të Torovicës, doli lajmi se “një i çmendur” e bëri. Fillimisht lajmin “tragjik” e përhapen disa media që janë pozicionuar si kritike ndaj qeverisë. Kjo është akoma më keq, njësoj si me të papriturën “çmenduri”. Qeveria ka mësuar që të bëjë edhe lajmin, edhe opinionin në mediat që shërbejnë. Por tani, shërbejnë edhe ato që janë “kundër”. Qeveria ka penetruar edhe këtu; sepse këtu lajmi “besohet”.

Cilat janë provat se vrasësi, teksa shtinte me armë automatike, u provua se është “i çmendur”. Qeveria, e cila me siguri përhapi lajmin nën këtë veshje, nuk mban asnjë përgjegjësi; “nuk e thashë unë, media e tha!”. Në media, e keqja më e vogël, janë disa njerëz të paditur dhe të pa ushqyer mirë, që “e hanë” siç e sjell qeveria. Këtu “guri bie në lumë” dhe askush nuk e nxjerr më; krimi i Torovicës ku u vra një oficer policie, ikën në det.

Ku janë provat?… Hahahahaa! Kur bëj këtë pyetje më duket se harroj çfarë po ndodh praktikisht me këtë shtet, ku të çmendurit dhe të papërgjegjshmit ndodhen në majë dhe iu fryjnë lajmeve që nga Torovica, që nga stadiumi, që nga fushat me drogë, që nga shitja dhe blerja e votës, që nga Dibra ose Kavaja, kudo ku ka njerëz. Ku janë provat?… Për prova nuk ka nevojë. Me sa shikoj po hyjmë thellë në një epokë, ku nuk kërkohen më prova se si vritet njeriu, si qeveriset vendi, si të grabit’ deri në kockë qeveria, si varfërohen njerëzit, si lideri bën ç’t’i dojë qejfi pa pyetur as njeri as provë. Në anën tjetër, ti dhe unë, dhe ne të gjithë, mund të dënohemi pa asnjë provë. Kush i kërkon provat?, ti, unë, ai? Çfarë jemi ne, ne që quhemi “të gjithë”?! Provën ta gatuan ai tjetri dhe ta përhap në ajër e të quan “i çmendur”.

Ja kështu ndodh. Se mos vallë do të kërkojë hetuesi, prokurori ose gjykatësi më shumë?! Se mos do të kërkojnë të zbulojnë nëse vrasësi i Torovicës është “i çmendur” apo jo. Ai del i çmendur për sot e 400 vjet. Nuk e shikoni, pushteti i të drejtës është i rrethuar nga dy pushtetet e dhunshme: Qeveria dhe Media…

Pa le të provosh të mendosh më qartë: Se ai vrasësi po bënte një punë në favor të qeverisë, një punë droge a pisllëku tjetër. Fajtori mbetet polici i vrarë; ai ç’donte? (!). Por punë që rregullohet, “miku ynë vrasës”, ti je “i çmendur!”. Në rregull jemi?, u lamë?.

/ veritas.com.al/

Etiketa: Ardian Kodraautostrada tirane-durresFrrok ÇupikokëderrpalmapolicëSheshi “Italia”të çmenduritTorovicë

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Afër Nënës Terezë prej gjakut, larg prej mëshirës

Afër Nënës Terezë prej gjakut, larg prej mëshirës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

15:57 | 23/03/2023
Rama ka gjithnjë dikë që… –

Rama ka gjithnjë dikë që… –

15:53 | 23/03/2023
Kampionët do ndeshen në Bangkok –

Kampionët do ndeshen në Bangkok –

15:47 | 23/03/2023
Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

15:41 | 23/03/2023
Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –

Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –

15:35 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –
  • Rama ka gjithnjë dikë që… –
  • Kampionët do ndeshen në Bangkok –
  • Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –
  • Dënohet me 3 vjet burg, opozita e cilëson farsë gjyqin ndaj gazetarit –
  • 10 mln dollarë më shumë nga rritja e çmimit, por ujë nuk ka –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –
  • Rama ka gjithnjë dikë që… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com