Pse trojanët e pranuan kalin? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse trojanët e pranuan kalin?

18:43 | 15/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Artan Fuga

Sa herë shoh ndonjë version filmi mbi Trojën, gjithmonë më ka lindur pyetja: Po këta trojanët kaq budallenj ishin saqë pranuan dhuratën e kundërshtarit? Si e futën kalin e drunjtë në Kalanë e tyre? Thonë në legjendë se e hëngrën dredhinë e grekërve! Kështu thonë rrëfimet greke. Unë nuk i besoj atyre. Eshtë i njënanshëm.

Kush ta hante atë dredhi? Pse budallenj ishin trojanët!!! Ata ishin luftëtarë, kishin civilizim të kulturuar, kishin ngritur gjithë atë qytet-shtet, kishin ndërtuar një kala shumë të fortë. Pse çili-minj ishin ta hanin dredhinë me kukamçefti të helenëve që gjoja ikën me anije por në fakt u fshehën pas një kodre në një gji deti??? Duhet të ishim naivë ta besonim.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Gjoja një pjesë e parisë të qytetit donte ta fuste kalin në qytet si tradhëtare që ishte. Po, gjithmonë gjysma e parisë të një vendi është tradhtare, kolaboracioniste, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë. Për pushtet tradhëton kombin. Por, këtu nuk shkon sepse që të futej kali në qytet vendimin duhet ta merrte vetë mbreti Priam. Nuk të falte ai me mënçurinë e tij, nuk ishte ndonjë çili-mi që i erren sytë nga pushteti i falur…

Atëhere përse e pranuan? Unë mendoj se kjo ndodhi ngaqë ata në bazë të mentalitetit të tyre kishin frikë misterioze të mos e pranonin një dhuratë për një hyjni. Kishin frikë se kjo do t’u sillte fatkeqësi shumë më të mëdha po të refuzohej. Hyjnia do të tërbohej me ta. Mirë mo mirë, e futën brenda mureve, po përse nuk panë brenda barkut të kalit të drunjtë çfarë kishte, mos kishte të fshehur ushtarë helenë!

Nuk e bënë sepse përsëri mentaliteti, paragjykimet, besimet e verbta, sipas meje, nuk i lejonin të shihnin brenda kalit. Për atë kohë rregullat e luftimit ishin të shenjta. Luftohej me rregulla që ishin shumë të shtrenjta. Nuk përdorej dredhia në dyluftim. Ishte si sot sikur t’i thuhej dikujt të bëhej kanibal dhe të hante njerëzit e shtëpisë të gjallë!!! E bën dot? Jo! Edhe në atë kohë nuk prisheshin kurrë rregullat e luftimit të ndershëm. Nuk kishte ndodhur kurrë në histori. Por, ja që njëherë që ndodhi, dhe dredhia hyri në artin e luftimit.

Grekërit nuk është se ishin më dinakë nga të tjerët, ta bënin të keqen të gjithë dinin, por për herë të parë nga ambicja futën dredhinë në betejë. Trojanët këtë nuk mund ta parashikonin, por jo se ishin apo u treguan naivë. Ajo ishte gjendja mendore dhe morali i tyre. Trojanët u dogjën sepse ishin të moralshëm, jo sepse ishin budallenj, dhe për rjedhojë pranuan kalin me ushtarë brenda dhe nuk panë se çfarë kishte në bark.

A nuk pranojmë ne të moralshmit tenderat sot kur fitojnë gjoja me konkurrim mashtrues të përhershëm që bëjnë lojra të pista pas kurrizit tonë? A nuk jemi ne si trojanët? Përse habitemi me trojanët, kur ne pranojmë vetë çdo ditë kalin në qytet? Jo sepse edhe ne nuk dimë dredhi, të merremi me drogë, me korrupsion, me vjedhje, me trafiqe klienteliste, por sepse morali nuk na i lejon t’i bëjmë. Jemi viktima të moralit.

Kështu e pëson i moralshmi, digjet. Ndodhet i papërgatitur përpara dredhisë të re të radhës. Por, jo se nuk është i zgjuar. Morali e pengon të shohë përtej rregullave të shenjta. Ata nuk mund të shihnin brenda barkut të Kalit sepse nuk mund të dyshojë njeriu te dhurata që pranon. Kali ishte mistik dhe i parekshëm. As të dyshohej mbi të nuk dukej se lejohej. E hoqën mendjen që andej. Ndonëse thellë në subkoshiencë ndjenin se po bënin vetëvrasje.

A nuk e çon morali njeriun drejt sakrifikimit! Mendësitë, zakonet, normat morale, besimet nuk të lenë të shohësh se çfarë ka përtej tyre. Sikurse thoshte Niçja thyerja e tabusë ndëshkohet, por ama ai që kalon përtej duke e shkelur sheh më shumë gjëra, kupton më shumë nga jeta, vëren një botë që të tjerët nuk e shohin dot se janë të ndershëm sipas kohës të tyre.

Etiketa: Artan FugaGreqiaKali i Trojësmoralinice

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Në cilin krah e ka zemrën Rashica? Majtas apo djathtas?

Në cilin krah e ka zemrën Rashica? Majtas apo djathtas?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com