Pse nënat i braktisin foshnjat? Vetëm këtë vit 4 raste të raportuara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nënat i braktisin foshnjat? Vetëm këtë vit 4 raste të raportuara –

13:08 | 09/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Braktisja e foshnjave nga nënat është një fenomen shqetësues që ndodh edhe në Shqipëri. Ka pasur disa raste të braktisjes së foshnjave të porsalindura në Shqipëri gjatë viteve. Në disa prej këtyre rasteve, fëmijët janë gjetur të braktisur në rrugë, spitale, objekte publike apo në vende të tjera.

Nuk kanë munguar edhe rastet brutale të braktisjes së foshnjave, duke u hedhur nga nënat në kazanët e mbeturinave apo mbytur në ujërat e lumenjve.

Braktisja e foshnjave është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe është e rëndësishme që autoritetet të ndërmarrin masa për të parandaluar këtë fenomen dhe për të ndihmuar nënat që ndodhen në situata të vështira.

Në mungesë të statistikave sesa i përhapur është ky fenomen në vendin tonë, i referohemi rasteve të raportuara ku rezulton se vetëm këtë vit janë dokumentuar katër raste të braktisjes së foshnjave por nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë dhe raste të tjera të pa raportuara.

Që në ditët e para të janarit të këtij viti një ngjarje shumë e rëndë tronditi Shkodrën. Një foshnje vetëm 4 ditëshe u gjet e mbytur në lumin Kir në vendin e quajtur Postribë. Nëna një 32 vjeçare deklaroi në Polici se nuk kishte pasur mundësi ta mbante fëmijën prandaj e kishte hedhur në ujë.

Pak muaj më vonë më 7 maj të 2023 një foshnje tjetër vetëm dy muajshe u braktis në plazhin e Golemit nga një nënë e re 22-vjeçare. Fatmirësisht foshnja u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Pas hetimeve të Policisë për rastin rezultoi se nëna 22 vjeçare me banim në Tiranë e kishte lindur fëmijën në maternitetin e Durrësit. Nëna 22-vjeçare deklaroi asokohe se nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën prandaj e kishte braktisur në rrugë ku u gjet nga një kalimtar i rastit.

Në korrik 2023-shit një e re 23-vjeçare shtatzënë u paraqit në Maternitetin e Durrësit për të kryer lindjen e fëmijës. Pas kësaj e reja ka deklaruar se ishte braktisur nga i dashuri dhe nuk kishte mundësi ta mbante foshnjën ndaj kërkoi ta linte nën kujdesin e stafit të Maternitetit, duke e braktisur atë.

Rasti më i fundit është ai i raportuar dje (8 nëntor) i një foshnje të sapolindur që u gjet e braktisur në parkingun e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Foshnja u gjet nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë. Foshnja i gjinisë mashkull u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësor dhe sot fatkeqësisht nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar nënën 30 vjeçare nga Pogradeci por me banim në Tiranë të braktiste foshnjën.

Por në të gjitha rastet e raportuara arsyet përgjithësisht ka qenë pamundësia për tu kujdesur për fëmijën.

Në raportin më të fundit të Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve (CRCA/ECPAT Albania), thuhet se aktualisht në Shqipëri janë rreth 250 fëmijë që ndodhen në qendra rezidenciale publike, nga 0 deri në 18 vjeç, ndërsa 400 fëmijë të tjerë janë të vendosur në qendra rezidenciale private, kryesisht të drejtuara nga OJF. Një analizë e të dhënave për numrin e fëmijëve të vendosur në institucione si dhe dinamikën e hyrjes dhe daljes nga këto institucione, tregon se afërsisht 70% e fëmijëve vijnë nga familje të varfra apo familje me probleme sociale, 25% e tyre janë të braktisur që nga lindja dhe 5% e tyre janë akomoduar në institucione për arsye të tjera, duke përfshirë riatdhesimin e fëmijëve të trafikuar dhe të fëmijëve punëtorë.

Read more

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

Të Lidhura

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

nga 27
12:20 | 12/06/2026
0

Në ditëlindjen e 35-të të Partisë Socialiste, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zgjedhur të pozicionohet qartë në anën e...

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

nga 27
12:04 | 12/06/2026
0

Kampionati Botëror 2026 sjell një përballje të veçantë në Grupin B, ku Kanadaja do të përballet me Bosnjë Hercegovinën në...

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

nga 27
11:58 | 12/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 128 mln euro nga shitja e pronave në Zvërnec në llogari të biznesmenit Artur Shehu. Me...

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

nga 27
11:46 | 12/06/2026
0

Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku janë lëshuar 20 masa arresti kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës,...

Para
Kryevepra e Picasso shitet 139 milionë dollarë, blerësi mbetet mister –

Kryevepra e Picasso shitet 139 milionë dollarë, blerësi mbetet mister -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

12:20 | 12/06/2026
Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

12:04 | 12/06/2026
SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

11:58 | 12/06/2026
SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

11:46 | 12/06/2026
Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven” –

11:18 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –
  • Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –
  • SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –
  • SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –
  • Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven” –
  • I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –
  • Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com