Shqipëria është lëkundur nga dy tërmete brenda pak orësh gjatë ditës së sotme.
Lëkundja e parë sizmike u regjistrua në orët e mëngjesit në zonën e Gjirokastrës, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë nga banorët e qytetit dhe zonave përreth, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Ndërkohë, pak minuta më parë një tjetër tërmet është regjistruar në qarkun e Elbasanit, me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përreth, duke rikthyer shqetësimin te qytetarët.
Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo pasoja në njerëz nga asnjëri prej tërmeteve.










