Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u?

12:54 | 11/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Të largohesh nga Facebook-u, tingëllon si gjë e thjeshtë, por nuk është e tillë. Kur është momenti i duhur për gazetarinë që të shpallë pavarësinë dhe të shkëputet nga Facebook-u? Të shuash llogarinë tënde në Facebook është një ide e mirë për shumë arsye. Ditët e fundit është diskutuar sërish shumë për lirinë e shtypit, sepse miliarderi, Elon Musk do të blejë Twitter-in. Por për ndërlidhjen e plotë të gazetarisë me facebook-un ka vite që nuk ka asnjë indinjim i madh. Pse?

Rrjeti social Facebook ka kohë që është kthyer në pjesë të pandarë të jetës sonë të përditshme. Unë marr rregullisht e-mailë nga drejtuesit e redaksisë me shifra që tregojnë klikimet në Facebook të artikujve më të suksesshëm. Kjo është një mënyrë për motivimin e gazetarëve. Motivim për çfarë? Kur pikërisht ndodhi që klikimet në këtë platformë sociale të kthehen në një nga treguesit e rëndësishëm për gazetarinë? Aq i rëndësishëm, saqë unë nuk jam më e sigurt nëse mund ta përballoj nga pikëpamja profesionale shuarjen e llogarisë që kam në facebook. Çfarë do të ndodhte me rrjetet e ngritura në vite, me grupet e panumërta ku kalojnë temat e rëndësishme, të pafundme? Dhe çfarë do të vinte më pas? Cila është alternativa për shpërndarjen e përmbajtjeve, të cilat unë mendoj se kanë rëndësi shoqërore dhe dua t’i shpërndaj, siç kam mësuar të bëj për vite me radhë në Facebook? Nëse unë nuk kam më akses tek kjo platformë, a ka mundësi që vazhdoj të ekzistoj? Shuarja e llogarisë duket në momentin e parë shumë e bezdisshme. Do të ishte shumë më e lehtë po të besosh dhe të bindesh, se FB është për gazetarët vetëm një mjet shpërndarës i prodhimeve gazetareske.

 

Read more

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Storytelling për algoritmet?

Dhe meqenëse ne gazetaret dhe gazetarët gjetëm rehat-rehat strehë tek facebook-u, Koncerni Meta ka provuar të hedhë një hap më tutje. Në projektin Meta Journalism mësojmë “të tregojmë histori që kanë rëndësi”. Tani na duhet të mësojmë që të tregojmë histori, që u pëlqejnë algoritmeve në mënyrë që reklamat që bashkangjiten të përshtaten mirë me Content-in, përmbajtjen, që vjen nga redaksitë.

Një rrugë alternative do të ishte natyrisht, që Meta më në fund të ndalojë së prezantuari njësoj, ose më mirë të themi më poshtë si Contentin professional gazetaresk, ashtu edhe fjalimet që nxisin urrejtjen, fake-news dhe shprehjet emocionale të mendimit. Por kjo as që shtrohet për diskutim. Në vend që të bëjë këtë Facebook-u preferon të vazhdojë me blerjet: në vitin 2019 për gazetarinë lokale në botë u dha një ndihmë prej 300 milionë dollarësh. Paratë u dhanë për programet e lajmeve, për parneritetet dhe përmbajtjet. Për Koncernin e Facebook-ut këto para janë para xhepi, por për gazetarinë e financuar  vazhdimisht keq dhe për të rinjtë e talentuar, të cilët duhet të mësojnë që në fillim të bëjnë storytelling sipas linjave të platformës dhe jo sipas mënyrës gazetareske të punës, ato para janë shumë.

Më në fund thonë përkrahësit e modelit, sektori i mediave ka vënë nën kontroll humbjet e krijuara gjatë shpërndarjes, humbje për të cilat frikësohet marketingu. Por unë mendoj, se në të njëjtin moment që ndodh kjo ne i japim lamtumirën integritetit tonë gazetaresk.

 

Fake News dhe disinformim

Prandaj ne duhet të ndahemi nga Facebook-u. Edhe nëse në momentin e parë kjo shkakton dhimbje. Ne duhet të shkëputemi nga imazhi që kemi në kokë, nga fillimi i romancës sonë, kur i festuam mediat sociale si demokratizim i informacionit dhe duke qenë të infektuar ishim të gatshëm të injoronim rreziqet.

Së fundmi gjatë sulmit ndaj Capitolit në Uashington në fillim të vitit 2021, ne të gjithëve duhet të na jetë bërë e qartë se mediat sociale duhet të marrin përgjegjësinë. Shtrirja e Fake News dhe e dezinformimit, të cilat mund të përhapen pa pengesë, ishte më e rëndësishme se sa turbullimi i shkaktuar tek miliona njerëz, turbullim që u përshkallëzua në dhunë. Koncerni mund të verë nën kontroll shpërndarjen e propagandës, vetëm se kjo do të kushtonte shumë më shumë para. Meta nuk është e detyruar ta bëjë këtë, sepse Meta është një koncern dhe punon sipas principeve të ekonomisë së stregut. Përfitimi është në plan të parë. Por cila është arsyeja për ne gazetarët, që të vazhdojmë të kontribuojmë në dominimin e informacionit nga ky koncern? Kur arrin momenti i duhur për redaksitë e kësaj bote, për të ruajtur pavarësinë e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj gjëje?

Një lajm të mirë e kemi megjithatë: Pavarësia është vetëm iluzion. Ne lëkundemi duke besuar se Facebook-u edhe sot do të na garantojë një shtrirje të mirë. Por ndërkohë e dimë shumë mirë që kjo gjë nuk është e vërtetë. Sepse ndërkohë algoritmi kujdeset që ne të mos e arrijmë kurrë shtrirjen e dëshiruar ose të ëndërruar, sepse ne nuk luajmë me rregullat e Storytelling të platformës ose sepse thjesht, ne nuk paguajmë për shtrirjen e përmbajtjeve tona.

 

“Safe Spaces”

Ka ardhur koha për gazetarinë që të ecë në rrugën e vet dhe t’i marrë vetë në dorë zhvillimet në shpërndarjen e informacioneve digjitale. Gazetari e pavarur do të thotë edhe që të paktën ne të përpiqemi që të krijojmë platformat tona, të krijojmë vendet që përmbushin kërkesat dhe prezantojnë “Safe Spaces” për ata që kërkojnë informacion të besueshëm dhe të sigurt. Dhe një ide tjetër këtu: Gazetarët duhet të bëjnë gazetari në kohën që punojnë. Marketingu është tjetër gjë.

Llogaria ime në Facebook është deaktivizuar ndërkohë. Për të lexuar dhe ndjekur artikujt e kolegëve të mi, unë kam shkarkuar aplikacionin e Deutsche Welles. Është shumë këndshëm që të lexosh artikujt pa u ndërprerë nga videot shokuese dhe fjalimet që nxisin urrejtjen.

Prandaj trendi dhe Hashtagu im i preferuar për vitin 2022 është #leavefacebook. Dhe nëse kjo gjë nuk është kthyer ende në trend, duhet të kthehet menjëherë. Sepse në gjithë preferencat për të diskutuar modelet e biznesit në sektorin e mediave, ne duhet të kthehemi mbrapsht tek vlerat tona: Informacioni i vlefshëm është e drejtë njeriu. Pushteti mbi informacionin, dizajnimi i informacionit, vendet në të cilat duhet të përgatitet dhe shpërndahet informacioni, të gjitha këto kanë aktualisht të njëjtën vlerë me pushtetin për interpretimin e realitetit.

Ne ose largohemi nga Facebook ose ia lemë në të ardhem Meta-s marrjen e vendimeve dhe interpretimin se çfarë duhet të mendojnë njerëzit se është e vërtetë. Ky është çmimi që paguan gazetaria për shtrirje më të madhe tek e vërteta./ DW

Etiketa: analizëFacebookgazetarialiriprofesiontransparencë

Të Lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:35 | 06/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Bordi ka ulur me 2 lekë çmimin e naftës,...

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

nga 27
13:19 | 06/06/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. “ky uragan nuk...

Para

Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026
Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

13:19 | 06/06/2026
Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

13:04 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –
  • Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –
  • Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com