Pse i bëhet thirrje Ilir Metës për të “rrëzuar veten”? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse i bëhet thirrje Ilir Metës për të “rrëzuar veten”?

09:27 | 27/02/2017
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Ky është momenti i fundit!, prandaj i bëjnë thirrje Ilir Metës, kryetar i LSI. Thirrja është që të rrëzohen “kriminelët”, siç bëri thirrje Havier Hurtado Mira, kryetar i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës, sot në mes të protestuesve në “Çadrën e Lirisë”. Havier Hurtado Mira dhe Paul Ziemak, kryetar i Forumit të Rinisë së Kristian-Demokratëve Gjermanë (CDU) erdhën në “Çadrën e Lirisë” dhe bënë thirrje që Shqipëria të rrëzojë qeverinë Rama dhe ta zëvendësojë me qeveri teknike për të siguruar nderin dhe zgjedhje të lira.

Për të arritur sa më shpejt dhe pa dëme këtë shkallë “të shtetit-komb normal” të djathtët e Europës i bënë thirrje Ilir Metës. Meta është një mekanizëm në makinën e shtetit që po doli nga “foleja”, atëherë krimi shtetëror ngec. Ky është problemi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Thirrjen ndaj “mekanizmit” në makinën e shtetit të inkriminuar e kanë bërë, fillimisht, shqiptarët, madje e bëjnë përditë në media sociale, në mbrëmjet familjare, në kafe e kudo. Pasi e përflasin këtë “thirrje” shqiptarët mbyten nga frika se “Meta nuk e bën kurrë këtë, sepse rrëzon veten”. Por, europianët, sidomos europianët e djathtë, e bëjnë këtë thirrje me guxim dhe me normalitet.

Cili është normaliteti?

I pari, është që të kthehet shteti në normalitet. Por, kjo mund të bëhet vetëm pas klanit “nën lëkurë” të Ramës. Shteti në normalitet është që të largohen kriminelët nga Kuvendi, nga bashkitë, nga administrata e shtetit dhe nga qeveria. Pastaj është që të nisë të zhduket droga që e ka kthyer vendin në rrezik klanesh që vrasin e therrin dhe në rrezik për qytetërimin perëndimor. Pastaj të nisin të dorëzojnë paratë që mendohet se janë vjedhur që nga kryeministri, nga çdo ministër dhe klient i tyre. Pastaj të nisë të respektohet e drejta e individit, e drejta e opozitës, e drejta e votës dhe e zgjedhjes. Të gjitha këto janë të rrënuara në qeverinë Rama…

Ilir Meta sot për sot është “vetvetja” në krimin e qeverisë dhe të Kuvendit dhe të administratës dhe të drogës dhe të politikës… Sepse, është pjesë e koalicionit qeverisës, sepse është numri Dy i shtetit, sepse është vetë i përfolur për përfshirje në korrupsion e në krim.

A mund ta kapërcejë veten zoti Meta?

Krahas pyetjes së parë, bëhet një pyetje tjetër: Pse Perëndimi po ia kërkon këtë gjë Ilir Metës? A është një shanc për të, apo një shans edhe për shtetin shqiptar? Besoj se është një shanc i dyfishtë. Ilir Meta mbetet faktor si me prurjen e pushtetit të korruptuar, ashtu edhe për largimin e tij.

Por, pse e bën Perëndimi këtë thirrje?

Ka një arsye: sinqerisht, këtu opozita është më e vogël numerikisht, sepse komunizmi këtu ishte i tmerrshëm dhe iu hyri në gjak njerëzve. Kushedi sa komunistë primitivë lexojnë edhe këtë shkrim, kushedi sa mijëra komunistë të prapambetur e të ngjitur te “çorapet” e arnuara të diktatorit Hoxha luten në kishë e falen në xhami të mos na shkojë “i biri i Kristaqit”. Por, përballë kësaj fatkeqësie të shqiptarëve që kanë shumë komunistë të pagdhendur, Perëndimi e shikon si mjet të spastrimit, pikërisht rolin e Metës. Ai të kapërcejë mbi veten, edhe si implikuar në qeverisjen makabre, edhe si i majtë i thekur.

Ka edhe një arsye madhore. pse e bën thirrjen Perëndimi ndaj Metës: Arsyeja madhore është që Shqipëria është e privilegjuar nga Perëndimi dhe prandaj Perëndimi kërkon ta shikojë në zhvillim, në paqe, në nder; dhe jo me një qeveri që e dhunon dhe e turpëron. Meta është një njeri që perëndimorëve iu duket se ka veshë; të paktën veshë dhe arsye.

Dhe një arsye e fundit, pse tenton Perëndimi: Sepse vetë Ilir Meta “kruhet” me lëvizjet djathtiste; me siguri të djathtët i pëlqejnë për shkak të dinamizmit, për shkak të fjalës së mbajtur, për shkak të sovranitetit, për shkak të sinqeritetit që kanë. Meta po “kruhet” edhe me administratën e Donald Trump; ai po tenton të takojë dikë në Shtëpinë e Bardhë, në mos vetë zëvendëspresidentin Pence, dikë afër. Po atëherë, përderisa Perëndimi e shikon Metën që vërtitet rreth Shtëpisë së Bardhë, pse të mos i kërkojë që të rrëzojë “veten” me një qeveri  të dëmshme për popullin shqiptar?!

… Ky është momenti i fundit.

/veritas.com.al/

Etiketa: Çadra e lirisëFrrok ÇupiHavier Hurtado MiraIlir MetaPaul ZiemakPerëndimithirrje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Vlorë/ Kapet gomonia me 900 kg kanabis, 6 në pranga (foto)

Vlorë/ Kapet gomonia me 900 kg kanabis, 6 në pranga (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com