Kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka bërë me dije se PS do t’i qëndrojë ndarjes aktuale administrative në komisionin e Posaçëm të ngritur për këtë reformë.
Balla tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se ndarja aktuale ka sjellë përmirësim në shërbime në të gjithë territorin e kjo është arsyeja pse konsiderohet e duhura.
“Ka pasur propozime edhe për zvogëlim dhe zmadhim të numrit të bashkive, kështu nisur edhe nga fakti që 7 vite kanë kaluar nga reforma e fundit dhe të gjitha shërbimet publike janë përmirësuar, është përmirësuar edhe shërbimi online, duke rritur aksesin e qytetarëve, kemi konkluduar që pozicioni ynë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, do jetë ti qëndrojmë ndarjes aktuale”, tha Balla.