Banorët e Zall-Gjoçajt kanë protestuar sot në kryeqytet kundër ndërtimit të HEC-eve në lumenj. Policia ka mbërritur dhe ka shoqëruar me forcë disa persona, me pretekstin se kanë bllokuar rrugën.
Protestuesit bëjnë me dije se e kanë dorëzuar në mënyrë të rregullt kërkesën për tubim, dhe e konsiderojnë të pabazë bllokimin e saj dhe shoqërimin e disa protestuesve nga policia.
Ata theksojnë se janë ambjentalistë dhe kërkojnë të mbrojnë natyrën, duke bërë thirrje se do e vazhdojnë protestën.