Para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit vazhdon protesta e studentëve për plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që qeveria ka miratuar një vendim për rinovimin e konvikteve për kampusin universitar të Tiranës.
Në vendimin e qeverisë, thuhet se marrëveshja miratohet në bashkëpunim me qeverinë Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjitike, faza III”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2183546328585901/