Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta vazhdon, zbulohet plani i studentëve për nesër

Nga Klodiana 0

Në një kohë që kryeministri, Edi Rama kërkon dialog, studentët nuk heqin dorë nga protesta e tyre pa kompromis.

Studentët pritet sërisht të bojkotojnë mësimin dhe të vazhdojnë marshimin e tyre nga fakultetet përkatëse drejt godinës së  Kryeministrisë.

Protesta e tyre do të nisë në orën 9:00 të mëngjesit,  ndërsa ende nuk dihet, nëse në ditën e 13-të protestës ata do ta kalojnë natën para godinës së Kryeministrisë, siç kanë vepruar edhe disa ditë rradhazi.

“Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë.

Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin për protestën e ditës së 13-të.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej