Proestës së banorëve të Astirit i është bashkuar pasditen e sotme edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, bashkë me ish deputetë të tjerë të opozitës së bashkuar.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, në një vend ku arrestohen qytetarët dhe kriminelët të veshur me pushtet janë të lirë, nuk e ka vendin në BE.
“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë reth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane. Të lirë Damian Gjiknuri e Taulant Balla, i lirë Saimir Tahiri që e kthehu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë dhe baballarët që mbrojnë banesat e fëmijëve të tyre, nuk e ka vendin në Europë. Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj”, u shpreh Basha.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/437127090245072/