220 punonjës të hëkurudhës në rajonin e Elbasanit kanë pezulluar punën në këtë sektor dhe i janë bashkuar sot grevës kombëtare 1-ditore
Punonjësit e kanë përshkallëzuar protestën duke deklaruar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata u janë drejtuar autoriteteve përkatëse: “Duam plotësim kushtesh. Hekurudha është lënë pas dore. Ne kemi kërkesat tona: orët e natës dhe sigurimet shoqërore nuk janë paguar. Edhe pagat merren me vonesë”.
Përpos ankesave për orët e gjata në punë dhe pagave të ulëta, punonjësit kanë dhënë dhe sugjerimet e tyre për ringritjen e sektorit të hekurudhës. Sipas tyre transportet e çimentos në Malin e Zi, mineraleve dhe produkteve në drejtim import-eksport, si dhe i karburanteve nga Ballshi në drejtim të Vlorës të bëhen nga Hekurudha Shqiptare. Ata vijojnë me kërkesën për rihapjen e stacionit hekurudhor në Tiranë, që do të shërbejë si nyje kryesore drejt Shkodrës, Pogradecit dhe Vlorës.