Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta , mbështet protestën e pedagogëve, të cilët kanë kërkuar rritje pagash dhe shtim fondesh në fushën e kërkimit shkencor.
Sipas Metës, kërkesat e tyre janë legjitime dhe plotësisht e realizueshme.
“Solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë. Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme”, tha Meta.