Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta e opozitës/ Veliaj: Bllokon trafikun, kërkesë miqësore që të zhvendosen

Nga Klodiana 0

Pas ditës së tretë të protestës së opozitës, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar organizatorëve të protestës të zhvendosen nga bulevardi për të liruar trafikun, duke theksuar se  Bashkia e Tiranës do të respektojë të drejtën e çdokujt për të protestuar.

Jam shpresëplotë që ndoshta do kemi një mirëkuptim edhe nga bllokuesit e Bulevardit që çadra ose të zhvendoset te lulishtja e Piramidës, ose në një hapësirë tjetër, ku të mos bllokohet lëvizja e autobusëve. Kështu, mijëra qytetarë që sot nuk arritën në punë në orar, të mos kthehet në një problem kronik gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, megjithatë nëse mund të gjejmë një bashkëpunim që kjo të mos bllokojë jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës, që duan të jetojnë me punë, të ndjekin shkollën dhe që duan të vazhdojnë jetën normalisht, besoj se do të arrijmë një konsensus”, theksoi Veliaj.

Kreu i bashksë foli gjatë inspektimit të linjës së autobusëve urbanë të ish Uzinës së Traktorëve, e cila tashmë bashkohet me atë të Institutit Bujqësor. Kësaj flote i shtohen dhe 30 autobusë të rinj.

“Qytetarët, të cilët më parë detyroheshin të blinin dy bileta, pra Shkozë  – Qendër dhe Qendër – Institut Bujqësor, sot me një biletë ose me një abone të unifikuar, mund ta kryejnë të plotë udhëtimin, i cili i bie kryq e tërthor Tiranës dhe sjell një lehtësi të jashtëzakonshme, sidomos për ata që shkojnë në punë në mëngjes, për nxënësit e shkollave dhe për të gjithë ata që duhet të kryejnë veprimtarinë e tyre të ditës nga njëri cep i Tiranës, në tjetrin”, tha Veliaj.

Kemi shkuar nga 16 në 30 autobusë modernë dhe ajo që dëshmuam sot është se kemi një cilësi jashtëzakonisht më të mirë në autobusët e rinj dhe qytetarët janë të kënaqur”, tha Veliaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej