Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta e opozitës, arrestohen 7 persona dhe procedohen 15 të tjerë

Nga Klodiana 0

Pas incidenteve gjatë marshimit dhe protestës së 5-të kombëtare të opozitës, policia ka arrestuar  7 persona dhe 15 të tjerë i ka proceduar në gjendje të lire për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Kujtojmë që marshimi i protestuesve dje ishte drejtuar 5 godinave të institucioneve kryesore në vend Kryeministrisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë-Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej