Propaganda e Top Channel për inceneratorët, si u shtrembëruan faktet për mega aferën korruptive – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propaganda e Top Channel për inceneratorët, si u shtrembëruan faktet për mega aferën korruptive

19:41 | 11/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Top Channel ka transmetuar një dokumentar për Inceneratorët, me një përpjekje qartazi propagandistike duke u munduar të rrëzojë akuzat e opozitës që e cilëson këtë si mega afere korruptive. Në një material, ku përpiqej të tregohej se përse inceneratorët janë më të mirë se landfillet, kjo e pranuar nga të gjithë, dokumentari u shmang totalisht nga thelbi I problemit, aferat dhe miliona euro të çuara dëm nga kontratat në interest ë një grupi oligarkësh, që sipas dokumenteve në ortakëri është edhe bashkëshortja e Ben Blushit, Drejtorit të Top Channel.

Nga një vëzhgim i shpejt i këtij dokumentari, veç shmangies nga afera se si kocnesionari ka marrë dhe merr milona euro më shumë se kontrata, kishte edhe shumë pasaktësi dhe fakte të pavërteta.  Dokumentari niste me pamje të vitit 2016, pa specifikuar se në atë kohë landfilli i Sharrës menaxhohej nga kompania “3R”, e drejtuar nga kreu i PS Peqin, Edurim Teqja, ku humbi jetën edhe Ardit Gjoklaj.

Kostoja e Inceneratorit të Sharrës sipas dokumkenatarit  përllogaritet në 128 milionë euro

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Por sipas Raportit të KLSH-së, në koston e projektit është lënë pa u përfshirë fatura e shpronësimeve e llogaritur zyrtarisht rreth 2.4 milionë euro, por që mund të shumëfishohet pas padive në gjykatë të pronarëve që pretendojnë shifër disa herë më të lartë.

Kostoja e përpunimit është përllogaritur 29 euro për tonë, që sipas dokumentarit është pagesa më e ulët në Ballkan dhe Europë

KLSH ka konstatuar se çmimi për ton është 40.1 euro. Cmimi i depozitimit eshte 29 euro pa TVSh ose gati 36 euro me TVSh, por këtu nuk po futen, tarifa e pastrimit për familjaret dhe bizneset dhe tarifat e fee e grumbullimit dhe transportimit te mbetjeve per ne Sharre. Sot janë 4 apo 5 kompani te tjera që marrin mbi 12 milione euro ne vit per te mbledh plehrat nga koshat për ti transportuar më pas deri në Sharrë.

Për më tepër, bazuar në kontratë, Inceneratori paguhet për përpunimin e mbi 700 deri në 1000 ton, ndërkohë që në ditë gjeneron vetëm 450 ton. Ndërkohë nga studimi I fizibilitetit parashikohet që inceneratori i Tiranes fiton 2.9 euro për ton përpunim, shifër kjo e pasaktë pasi KLSH konstaton se fitimi eshte 14.1 euro per ton. Dhe po sipas këtij raporti të KLSH nga një gabim në përllogaritje, inceneratortit po i jepnin 60 milione euro me shume ku shpezimet total për Inceneratorin e Tiranës, FIerit dhe Elbasanit shkon në 430 milionë euro.

E vërteta është që Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit kanë refuzuar të lëshojnë “Deklaratën Mjedisore” për landfillin e mbetjeve të rrezikshme dhe çështja është prej muajsh në Gjykatën Administrative Tiranë

Kjo deklaratë ngre edhe më shumë dyshimet për aktivitetin që zhvillohet brenda rrethimit të Landfillit, pasi deri më sot ku depozitohen dhe përpunohen mbetjet inerte, për të cilat Bashkia e Tiranës ka detyruar kompanitë e ndërtimit për t’i depozituar në Sharrë? Madje edhe për inertet nga godinat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, bashkia e qytetit ka hapur tender për transportin e tyre drejt Landfillit të Sharrës.

Për të krahsuar kostot e projektit, është marrë si shembull projekti i inceneratorit në Beograd që parashikon përpunimin për vlerën 70 euro/ton.

Por ka disa fakte që janë anashkalur qëllimisht në këtë material/

1. Inceneratori i Beogradit është ende projekt.

2. Popullsia e Beogradit, në vitin 2016 ishte rreth 1.4 milionë banorë, e cila mund të ketë shënuar rritje deri në vitin 2020

3. Ndërkohë Popullsia e Tiranës, sipas INSTAT, në 1 janar 2020, ishte rreth 906 mijë banorë, pra rreth 500 mijë më pak se sa ajo e Beogradit në vitin 2016

4. Dokumentari nuk jep asnjë detaj se cila është teknologjia dhe sa janë kostot e inceneratorit të Beogradit. Ky detaj “i patreguar” mund të shpjegojë faktin se përse në Beograd është përllogaritur vlera e 70 euro/ton

E vërteta është se tenderi për “Eko-Parkun” e Porto Romanos është nën hetim nga SPAK, për dyshimet mbi “shkeljen e barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”. Tenderi është fituar në mënyrë të dyshimtë nga një bashkim operatorësh, pjesë e të cilit është edhe italiania “De Mare” srl, e cila ka bashkëpunuar me “Integrated Energy” të Klodian Zotos për ndërtimin e landfillit të Sharrës. Ndërkohë që perpunimi i mbetjeve te Durresit eshte jashte kontrates koncensionare të Inceneratorit të Sharrës, pasi kontrata eshte per qarkun e Tiranes.

Sips dokumenatarit, depozitimi i deritanishem i mbetjeve te Durresit eshte pa pagese, por mbetjet e Durresit jane lende e pare me shume per inceneratorin, i cili prodhon dhe shet energji shume me teper sesa eshte parashikuar ne studim fizibiliteti pra, rriter fitimi i koncensionarit.

Dhe për të treguar se sa me vlerë është ky projekt, Top Channel kishte përzgjedhur Vangjush Dakon, një prej figurave më të atakuara në drejtimin e Bashkisë së Durrësi, I hetuar edhe nga SPAK.

Inceneratori i Elbasanit, një tjetër projekt, i akuzuar si korruptiv. Sërish në material më shumë vëmendje I ishte kushtuar faktit se inceneratori është më I mirë se landfilli, duke lënë totalisht mënjanë problemin me të cilin sot po përballen Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Ndërkohë që inceneratori, sipas autoriteteve qeveritare, ka hyrë në vitin e gjashtë të aktivitetit, më shumë se gjysma e bashkive të Qarkut Elbasan kanë refuzuar të transportojnë mbeturinat e tyre pranë impiantit të përpunimit, të ndërtuar nga shoqëria koncensionare “Alb-Tek Energy”. Qarku i Elbasanit përbëhet nga 7 bashki. Tre prej tyre, fillimisht Elbasani, më tej Cërriku dhe në fund Librazhdi, vendosën në seri që të dërgonin mbetjet e tyre në inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë, 4 bashki të tjera, Peqini, Prrenjasi, Belshi dhe Gramshi nuk preferojnë që t’i bashkohen projektit të incenerimit. Shkaku kryesor duket se janë kostot e larta të transportimit të mbetjeve nga këto bashki drejt Elbasanit.

Vetë Ministria e Financave, autoriteti që ka firmosur kontratën për Inceneratorin e Fierit, në raportin e Performancës së Koncensioneve, publikuar në vitin 2020, konstaton se ky projekt ka shkelur kontratën dhe nuk është realizuar brenda afateve. Sipas kontratës për vitin 2019, parashikohet që sasia e mbetje urbane të rikuperuara të jetë 64.800 ton/vit, ose 5.400 ton/muaj. Deri në fund të periudhës 9-mujore nuk ka patur raportim mbi realizimin e treguesit të performancës pasi impianti është ende në proces ndërtimi.

Etiketa: Ben BlushiinceneratorpropagandëTop Channel

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
Hashim Thaçi në burgun e Hagës, djali bën deklaratën e veçantë në emër të familjes

Hashim Thaçi në burgun e Hagës, djali bën deklaratën e veçantë në emër të familjes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com