Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pronat/ Banorët përplasje me Përmbarimin në Tiranë

Nga Media 0

300 banorë në Tufinë janë përplasur me Përmbarimin dhe policinë, pasi kundërshtojnë një vendim të para 11 viteve të Gjykatës së Lartë për kthim prone, që u rrezikon prishjen e banesave.

Fillimisht kanë qenë tre familje që janë njoftuar për prishjen e banesave, ndërsa nga vendimi i Gjykatës së Lartë preken 300 banorë.

Banorët janë njoftuar nga Përmbaruesi pak ditë më parë se do u shemben banesat, pasi gjykata e Lartë në 2006 rrëzoi Shkallën e Parë dhe Apelin, që u kishte dhënë të drejtë banorëve.

Urdhri i Përmbarimit për të liruar shtëpitë është kundërshtuar nga banorët, të cilët i janë drejtuar gjykatës për ta pezulluar dhe nesër pritet që gjyqësori të shprehet.

Ata kundërshtojnë vendimin për prishjen e banesave, pasi pretendojnë se kanë marrë dokumentet, ndërsa një pjesë e shtëpive sipas tyre janë ndërtuar që në 1963.

Sipas banorëve dhe avokatëve Gjykata shkruan se familjes Borova duhet t’i bëhet “Kthim sendi” duke mos e përcaktuar saktë që duhet të prishen banesat.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej