Prokuroria speciale: Pranga dhe sekuestrim pasurish për politikanët e korruptuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria speciale: Pranga dhe sekuestrim pasurish për politikanët e korruptuar

17:53 | 12/08/2016
në Shqiperi
0

Verifikohet pasuria edhe për familjarët nga fëmijët tek nipa mbesa, kushurinj të parë e të dytë, deri tek vjehrri, vjehrra, kunata, kunati apo edhe njerku e njerka

Ligji për Prokurorinë Speciale (SPAK), ka mbërritur në Komisionin e Reformës në drejtësi pas ndryshimeve që ekspertët e EURALIUS i kanë bërë draftit. Sipas këtij drafti, parashikohet të ketë jo vetëm arrestime dhe hetime të politikanëve të korruptuar, por dhe sekuestro të të gjithë pronave që janë përfituar nga paratë e vjedhura.

Në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi ka mbërritur drafti i ndryshuar i ligjit “Antimafia”, i cili është hartuar nga misioni EURALIUS.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Në ndryshim me ligjin aktual janë futur 14 vepra të reja penale që kanë të bëjnë kryesisht me korrupsionin. Aty jepen rrugët që do ndiqen për sekuestrimin e pasurisë dhe interesant është fakti se tani një rol të madh do të ketë Prokuroria Speciale Antikorrupsion, e cila ka në fokus zyrtarët.

Sipas ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur si  Ligji Antimafia, nëse vërtetohet se një pasuri është vënë përmes shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, shkeljeve në detyrë, etj., atëherë ajo sekuestrohet. Po ashtu është përcaktuar dhe rrethi i familjarëve që preken. Disa prej veprave të korrupsionit të përfshira janë: korrupsioni aktiv në sektorin privat; ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; shpërdorimi i detyrës; shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti; përfitimi i paligjshëm i interesave; refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, etj.

Familjarët që preken

Sipas ligjit më të fundit, i njohur pra si Antimafia, i cili pritet që të pësojë disa ndryshme dhe në komision, pasuria u sekuestrohet dhe të të afërmve të të akuzuarit, nëse vërtetohet se ai e ka regjistruar atë në emër të tyre. Madje rrethi është zgjeruar deri te kunetërit, vjehrri apo vjehrra. Sipas ligjit, personave të afërm të të akuzuarit që mund t’i sekuestrohet pasuria janë: bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët/dajat, hallat/tezet, nipërit/mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtëri, thjeshtra, njerku dhe njerka.

Rruga që do ndjekë SPAK

Në ligj janë treguar dhe rrugët që do ndiqen në rast se ka dyshime se një pasuri është vënë përmes drogës, trafiqeve apo korrupsionit. Prokurori, fillimisht nis hetimet për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të tyre, përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve. Verifikimet bëhen, në veçanti, nëse këta persona janë zotërues të lejeve, liçencave, autorizimeve, koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura.

Kur prokurori zbulon se ka elementë që tregojnë se pasuria është vënë përmes krimit, i drejtohet gjykatës për të dhënë urdhër që ajo të sekuestrohet. Nëse gjykata jep vendim pro sekuestrimit, ai ekzekutohet menjëherë. Sekuestrimi ekzekutohet: Për pasuritë e luajtshme dhe shumat monetare, sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Civile për ri-zotërimin e aseteve nga debitori ose pala e tretë, sipas rastit; për pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme me zbardhjen e masës në zyrat kompetente; për pasuritë e kompanive të organizuara për funksionimin e një biznesi, përveç mënyrës të parashikuar për çdo pasuri të sekuestruar, duke marrë edhe pasuri nga administratori, duke regjistruar masën në regjistrimin e shoqërive tregtare ku regjistrohen kompanitë; për paditë dhe aksionet, me shënim në librin e shoqërive tregtare dhe hyrjet në regjistrin tregtar.

Policia gjyqësore, pas kryerjes së formaliteteve të specifikuara në pikën 1 të këtij neni vijon me marrjen e pasurive dhe dorëzimin e tyre tek administratori i pasurive, edhe nëse kanë të drejta reale ose personale për t’i gëzuar ato. /tesheshi.com/

Etiketa: pranga per politikanete korruptuarreforma ne drejtesiSPAK

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rizoto me argjinare dhe krem me djathë parmixhan

Rizoto me argjinare dhe krem me djathë parmixhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com