Prokurori Besim Hajdaramataj ka kërkuar që seanca për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri të bëhët me dyer të mbyllura.
Ai tha se organi i akuzës disponon prova dhe materiale që përbëjnë sekret.
“Kemi kërkesë serioze, nuk kemi ardhur për show mediatik apo politik”, tha ai.