“Padyshim që Çështja Çame është në themelin tonë dhe jo si çështje e veçuar, por si një Çështje Kombëtare shqiptare si një çështje që i bashkohet hartës identitare të Shqipërisë. Por, është çështja jonë edhe ajo e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi e kudo ndodhen shqiptarët.”
“Është e shkruar në preambulën e Kushtetutës: Ne, shtetasit e Republikës së Shqipërisë duhet të punojmë për dinjitet dhe bashkim kombëtar…”
Kështu e nisi fjalën e tij për paraqitjen programit të PDIU-së, kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi. Ai publikoi pikat e programit të PDIU-së për zgjedhjet e 25 qershorit, ku spikat Pakti Kombëtar për drejtësinë, ekonominë, arsimin e shëndetësinë, për solidaritetin, por edhe për historinë dhe raporteve që Shqipëria ka me të shkuarën e saj.
Duke folur për çështjet që janë në thelbin e fiolozofisë së PDIU-së, Idrizi sqaroi se nuk është vetëm Çështja e Çamërisë, por janë një sërë çështjesh të tjera që lidhen më dinjitetin e kombit shqiptar, për të cilat PDIU do të vazhdojë të punojë gjithmonë, derisa qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të gëzojnë të drejtat që iu takojnë.
“Padyshim që Çështja Çame është në themelin tonë dhe jo si çështje e veçuar, por si një Çështje Kombëtare shqiptare, si një çështje që i bashkohet hartës identitare të Shqipërisë.
Ne kemi folur dhe do të vazhdojmë të flasim e të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në Greqi, në Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarët. Të gjitha ato janë çështje tonat, janë çështje shqiptare, siç është edhe Çështja Çame.
Heqja e Ligjit të Luftës do të jetë hapi i parë për zgjidhjen e Çështjes Çame. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga shteti shqiptar të ulet me shtetin grek për të gjetur rrugën e zgjidhjes drejt heqjes së Ligjit të Luftës dhe për të shkuar drejt zgjidhjes së çështjes së pronave të popullsisë së Çamërisë në Greqi.”
Pakti kombëtar
Kemi Vetëm një Atdhe nga Preveza në Mollë të Kuqe që na bën të gjithëve shqiptarë. Ndaj dhe kërkojmë një Pakt Kombëtar mes politikës shqiptare duke lënë mënjanë dasitë për të gjetur rrugën drejt zgjidhjes së shumë problemeve për mes reformave të mëdha që i japin Shqipëri prosperitet.
Duhet një Pakt Kombëtar për një ekonomi të konsoliduar. Për një shtet ligjor që garanton një Shqipëri të drejtë.
Tranzicioni i tejzgjatur
Në dhjetor ‘90, unë dhe shumë të tjerë që jemi sot këtu, prisnim dhe shpresonin se të nesërmen e rrëzimit të komunizmit do të kishim Shqipërinë si gjithë Europa, por ja ku jemi pas 27 vitesh me një tranzicion të tejzgjatur. Jemi në një kohë, kur të gjithë duan të ikin, sepse mungon shteti ligjor, mungon shpresa për të ardhmen, ka varfëri.
Solidaritet njerëzor dhe social
Do të ngrejmë Autoritetin Kombëtar të Solidaritetit, i cili do të ketë:
Punësimi
300 mijë vende pune nuk përputhet me realitetin. Në programin tonë parashikohet hapja e100 mijë vende pune. Në kërkojmë nisjen e një diskutimi të madh publik për të caktuar cili është është profili i ekonomisë shqiptare.
U takova me sipërmarrës në Kosovë dhe jam befasuar nga dëshira e tyre për të investuar në Shqipëri dhe nga pengesat e mëdha që gjejnë nga Shqipëria për këtë bashkëpunim.
Heqja e barrierave doganore është një emergjencë për të ndikuar në bashkëpunimin e biznesit mes dy vendeve.
Abetarja shqipe në emigracion
150 mijë fëmijë në Greqi nuk mund të mësojnë shqip. Ndërkohë me iniciativën e Shoqatës “Çamëria” kemi hapur kurse të gjuhës shqipe në Izmir.
Përse hebrenjtë nuk e harrojnë atë çfarë ka ndodhur me ta? Pse janë muzetë e tyre ndër më të rëndësishsmit e njerëzimit dhe ka një arsye shumë të thjeshtë që historia të mos përsëritet më. Pse nuk mund ta kemi ne, çamët këtë të drejtë që të mos e harrojmë historinë e dhimbshme të popullsisë së Çamërisë?
Shqiptarët e Çamërisë vazhdojnë të diskriminohen. Me dhjetra janë qytetarët që kanë lindur në Çamëri, të cilët nuk mund të hyjnë në kufinjtë grekë, vetëm se e kanë në pasaportë e kanë vendlindja Çamëri.
Çështja pronësore eshtë një tjetër diskriminim shumë i madh, pasi shkelet e drejta themelore e njeriut, e drejta mbi pronën e tij.
Jemi i vetmi vend që deri më sot nuk kemi bërë një akt për dënimin e krimeve të komunizmit. Pak vite më parë erdhi një rezolutë nga Këshilli i Europës, ku kërkohej të miratohej nga Kuvendi dënimi i krimeve të komunizmit. Pati vështirësi për ta miratuar…
Jemi e vetmja parti që kemi marrë iniciativën për hapjen e dosjeve. Është e pafalshme që të gjesh në strukturat e sistemit drejtësisë dhe në administratën publike ish-hetues të kohës së komunizimit. Duhet të qartësojmë mirë çfarë ndodhi në komunizëm, me qëllim që historia të mos përsëritet. Ndaj kemi kërkuar hapjen e dosjeve dhe për këtë kemi luftuar vazhdimisht edhe përmes iniciativave ligjore.
Sistemi fiskal
Ne ndajmë idenë që taksat janë në radhë të parë kontribut për shoqërinë. Biznesit t’i krijohet lehtësi dhe të kuptojmë se taksat janë kontribut për shoqërinë. Ne do stimulojmë biznesin dhe t’i trajtojmë ata si njerëzit që çojnë përpara ekonominë. Propozimi ynë është unifikimi i administratës doganore dhe asaj tatimore.