• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Ilir Beqja, profesioni varrëmihës

15:08 | 10/02/2016
në Shqiperi
0

 

Nëse ka një sektor ku qeveritë shqiptarë kanë dështuar me sukses mandat pas mandati është shëndetësia. Megjithëse shqiptarët janë populli më i varfër në Europë ata vazhdojnë t’i besojnë shëndetin e tyre spitaleve private (në vitin 2014 shpenzuan 43 milionë euro) që kanë lulëzuar me të njëjtin ritëm që shkatërrohet sistemi shtetëror.

Lexo edhe

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Ministria e Shëndetësisë e përdorur nga qeveria “Berisha” si “dhuratë” për aleatët që fuste në qeveri (PDK-ja e Ndokës e më pas LSI-ja e Metës) kishte ruajtur fatin e saj më të keq për mandatin e qeverisë “Rama”, ku një nga ministrat e tij më besnikë po vendos një sistem të ri të menaxhimit, që nuk është asgjë më shumë një “varrosje” e ngadaltë e sistemit shëndetësor publik dhe kthimin e çdo shërbimi në duart e privatëve.

Ilir-Beqja-600x4281

Nëse do të mbahet mend një ministër, i cili mendon çdo ditë si të gjejë një mënyrë që paratë e shqiptarëve t’i shpërndajë tek kompanitë private për të ofruar shërbime, për të cilat është përgjegjës shteti, ai do të jetë padyshim Ilir Beqja. Akuzat e opozitës dhe hetimet e mediave ndaj konçensioneve të dhëna në firma fantazëm, prapa të cilave dyshohet se qëndrojnë persona të lidhur me pushtetin që përfitojnë nga këto fonde, ose rasti më i bujshëm ai i Chek-up dhënë sipermarrëses Vilma Nushi, nuk ia kanë prishur aspak qetësinë ministrit. Madje, as një hetim që ka hapur së fundmi Prokuroria për procedurat e këtyre koncensioneve nuk e ka shqetësuar atë. Dhe për këtë qetësi të Beqjas ka një arsye të thjeshtë; ai është i mbrojturi i kryeministrit Rama. Edhe pse është ministri më i akuzuar për afera korruptive, në mënyrë arrogante Rama e vendosi Beqjan si kryetar të grupit të punës të partisë që do të vlerësonte punën e qeverisë për të përfunduar dhe në një mbrojtje publike të tij.

Kryetari i PS Edi Rama dhe Ilir Beqja, gjate nje tryeze te organizuar nga Partia Socialiste per grate dhe shendetesine, ku Rama ka deklaruar se duhet reformim i sistemit shendetesor.

Reforma apo batuta e “shëndetësisë falas”

Fushata elektorale ka kaluar dhe shqiptarët e kanë gjetur veten sërish në Ferr. Premtimi për shëndetësi falas krijoi gjatë fushatës së socialistëve shpresën se të paktën shteti do të ishte i dhembshur me dhimbjen dhe shëndetin e njërëzve, por nuk ndodhi kështu. Pamjet që vijnë nga QSUT-ja janë katastrofike, njerëzit e operuar rrijnë në dhoma me lagështirë dhe pa kushtet minimale higjenike. Mungesa e ilaçeve e deri tek pambuku dhe termometri vazhdon.

Po çfarë u premtua dhe çfarë po ndodh realisht?

U premtua një reformë që do të ulte çmimin e ilaçeve, do të garantonte furnizimin e rregullt të spitaleve dhe do të çlironte tregun nga monopolet. Në verën e vitit 2014, një ligj i ri për barnat u miratua në Parlament. Sipas një investigimi të BIRNI-it rezulton se “rregullat e lojës u ndryshuan përmes zëvendësimit të barnave të patentës me ato gjenerike, duke synuar uljen e kostos dhe rritjen e numrit të përfituesve nga skema e ilaçeve të rimbursueshme. Por një vit më pas, reforma ka dështuar të sigurojë ilaçe për të gjithë pacientët që mbulohen nga skema e rimbursimit”. Farmacitë pranuan se kanë mungesa të shumta të ilaçeve bazike dhe se tregu është në kaos, ku një pjesë e mirë e pacientëve ambulator nuk kurohen me mjekimet e duhura.

Check-up falas apo 1.5 miliardë lekë të “falura” një kompanie private?

Ministri i Shendetesise Ilir Beqja, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me buxhetin faktik te shtetit per vitin 2012.

Ministria akordoi një fond prej 1.5 miliardë lekësh për një kompani private, “Marketing & Distribution”, (e njohur në treg si kompani importi dhe shpërndarje cigaresh),  për të ndërtuar laboratorë në të gjithë vendin ku qytetarët mbi moshën 40 vjeç mund të kryenin një check-up falas. Çfarë ndodhi? A u ngritën këta laboratorë? A ishin sipas standardeve analizat që u kryen në këto qendra të ngritura, aty ku u ngritën? Pikpyetjet janë të mëdha dhe përveç akuzave të opozitës se ky tender ishte një mashtrim total, në koridoret e laboratorëve shtetërore tashmë është kthyer në humor çështja e analizave të këtij check-up-i, pasi njerëzit që kanë bërë analizat falas aty janë detyruar të ribëjnë analizat në privat ose në laboratorët e poliklinikave shtetërore, sepse kanë rezultuar me sëmundje që nuk i kishin. Nëse do të mbahet mend një gjë nga ky check-up është se gratë dolën me prostatë ose se gjysma e popullsisë doli me diabet.

Akuzat e opozitës të artikuluara nga deputetja Albana Vokshi citonin një raport të KLSH-së, ku bëhet e ditur se  kompania e Vilma Nushit është paguar për muajt mars-nëntor me shumën 5 miliardë e 554 milionë, që i bie të jenë kontrolluar 318 mijë persona, kostoja për një person është 17 mijë lekë. Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona.”

Skandali pas Koncensionit të hemodializës

Sërish ishte një investigim i BIRN-it që zbuloi se Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me drejtuesin e një spitali privat, por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat. “Evita” sh.p.k,  një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj, do të administrojë 86 milionë dollarë për një nga shërbimet që ka të bëjë direkt me jetën e të sëmurëve, hemodializa. Mjekët specialistë thonë se një praktikë e tillë nuk është parë e dëgjuar në asnjë vend të botës, pasi ky është një shërbim që duhet të ofrohet nga spitali publik.

ilir-beqaj me tre gishta

Hetimi i nisur dhe avokatia e Ramës

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për tenderat e ilaçeve të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton për dhënien e tre konçensioneve me një vlerë të përgjithshme prej mbi 300 milionë eurosh. Por, a mund të ketë publiku shpresë se ky hetim mund të nxjerrë diçka në dritë kur kryeministri Rama merr përsipër të bëjë avokatin publik të ministrit të tij. Pas një sulmi me vezë që iu bë Beqjas në publik, kryeministri Rama publikoi një status të gjatë në facebook ku rrjeshton arritjet e ministrisë së Shëndetësisë.

Me një avokat të tillë në krah,Ilir Beqja duket se do të vazhdojë i qetë me konçensionet e radhës, ndërsa opozita po tenton të fitojë një betejë të dytë kundër tij pas betejës së fituar në Gjykatën Kushtetuese në 2011-ën, e cila i hoqi mandatin e deputetit Beqjas duke vërtetuar akuzat e opozitës se ai me anë të firmës së tij kishte përfituar fonde shtetërore, ndërkohë që ishte deputet. Me një precedent të tillë, shkelje e Kushtetutës së Shqipërisë, Ilir Beqja vazhdon të mbetet në lojë si ministri më i atakuar i qeverisë “Rama”.

Etiketa: Akuza ndaj Ilir Beqes per tenderat ne MSHAlbana Vokshiedi ramailir beqjaShendetesi falasTenderi i Hemodializes

Të Lidhura

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

nga 27
09:41 | 06/04/2023
0

Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Ceneter-at që operonin...

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

nga 27
21:16 | 04/04/2023
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një...

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Para
Morali i lapërdhisë

Kalërimi i vdekjes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

22:26 | 03/06/2023
E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

21:46 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –
  • E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –
  • Detajet e rënda, fëmija që humbi jetën nga përplasja e mjeteve ndodhej te lokali i babait –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com