“Profesori i Fizikës na prekte në gj**s”, rrëfimi i tmerrshëm i 3 vajzave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Profesori i Fizikës na prekte në gj**s”, rrëfimi i tmerrshëm i 3 vajzave

10:31 | 08/02/2022
në Kosove Rajon
0

Janë të shumta rastet kur studentet tregojnë raste kur pedagogët e tyre i ngacmojnë seksualisht me veprime ose përdorin gjuhë seksiste në auditorë. Kaq i tmerrshëm ka qenë rrëfimi i 3 vajzave  nga Lesvosi në Greqi, ku ato rrëfehen për ngacmime seksuale nga një mësues kur ishin në gjimnaz (16 vite më parë). Ato thanë se rrëfimin po e bëjnë jo për tu hakmarrë por për fuqizimin të gjitha grave apo vajzave që mund të bien pre e ngacmuesve të tillë.

“Jemi 3 vajza të rritura, të diplomuara në shkollat shkencore nga Lesvos. Në periudhën 2004-2006 kemi qenë nxënës të gjimnazit të mitur në Mytilene. Sot ne bashkojmë zërat tanë dhe marrim forcë nga njëri-tjetri për të komunikuar ngacmimet seksuale që përjetuam paralelisht. Profesori i atëhershëm i Fizikës në pension kishte njohje sociale dhe didaktike. Nxënësit e tij njiheshin si të suksesshëm në shkollat shkencore. Me këtë në mendje, prindërit tanë e zgjodhën atë dhe i besuan të na jepte një mësim privat në grupe me tre persona.

 Filloi duke thënë se donte të ishte pranë nxënësve dhe na bëri pyetje të ndryshme personale. Pyetjet bëheshin gjithnjë e më të sikletshme dhe specifike, duke u fokusuar tek kontaktet tona seksuale, pavarësisht nëse i kishim apo jo. Sigurisht që pyetjet ishin të kombinuara me prekje në pikat në fjalë ( gjoks, zonë gjenitale). Nganjëherë bëhej i padurueshëm sepse kërkonte të uleshim në këmbë, gjoja për të na qetësuar nga stresi.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

 Për t’u “qetësuar” ai duhej të na masazhonte këmbët dhe qafën, duke u shtrirë deri në prekjen e të brendshmeve. Ai dukej pothuajse i fiksuar, duke u përpjekur të zbulonte detajet e asaj që na emociononte. Ai nuk hezitoi të godiste njërën prej nesh sepse kundërshtoi kur i kërkoi të ulej në këmbë, me pasojë vajza e ndërpreu mësimin”, shprehen ato.

Sipas tyre, mësuesi u afrohej gjatë mësimit dhe i këshillonte që t’i përkushtoheshin leximit e të mos merreshin me djemtë, ndërsa në të njëjtën kohë u kërkonte t’i uleshin në prehër. Madje ato tregojnë se disa herë u kishte gjuajtur me shuplakë me arsyetimin se po sillej si një baba që u donte të mirën.

“Ndiheshim aq siklet saqë vishnim veshje të lirshme për të mos shkaktuar më shumë prekje sesa ato që kishim pranuar tashmë. Me rastin e një gabimi që kemi bërë në mësim, ai veçoi secilin veç e veç dhe vazhdoi sa më sipër. E gjithë kjo ishte pjesë e një manipulimi për të hedhur dyshime mbi lëvizjet e tij, ndërkohë që ishte ngacmim i drejtpërdrejtë seksual. Ai ishte në pozicionin e pushtetit si Profesor dhe e shfrytëzoi atë.

 Disa nga prindërit janë informuar, por për shkak të shoqërisë së mbyllur dhe frikës nga stigma nuk kanë marrë masa ligjore. Për ne është i parashkruar ligjërisht. Qëllimi ynë është solidariteti social dhe ndërgjegjësimi ndaj ngacmimeve seksuale. Nëse ju ka ndodhur diçka e ngjashme, mos hezitoni të flisni, gjeni fuqinë siç e gjetëm ne fuqinë nga njëri-tjetri”, shprehen ato.  Edhe pse në atë kohë ngjarjen vajzat ua treguan familjarëve, nuk u krye asnjë denoncim në polici për skandalin.

 

 

 

 

Etiketa: abuzim seksualGreqiprofesorrrefimstudent

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Plas sherri te “Siguria”, kreu i SHISH nuk shkon në mbledhje: Kam axhendë të zënë

Plas sherri te “Siguria”, kreu i SHISH nuk shkon në mbledhje: Kam axhendë të zënë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

17:30 | 21/12/2025
Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –

Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –

17:12 | 21/12/2025
Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –

Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –

17:06 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –
  • Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –
  • Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –
  • Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com