Pritjet zyrtare të Krishtlindjes dhe një gjest ungjillor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pritjet zyrtare të Krishtlindjes dhe një gjest ungjillor

09:26 | 21/12/2016
në Opinion
0

Nga Dom Gjergj Meta

Nuk kishte se si të mos përfshiheshin nga entuziami shumë njerëz, kur nëpërmjet mediave, kanë marrë vesh se këtë vit Arqipeshkëvia Tiranë-Durrës, ka vendosur që në vend të pritjeve zyrtare të bëjë diçka ndryshe, të shtrojë një drekë për të varfërit.

Po të shkojmë pak në kohë mbrapa, në krijimin e kësaj tradite, vëmë re se në fakt ajo ka lindur nga asgjëja. Megjithatë duhet thënë se kishte një kuptim të vetin normal dhe do të thoja pozitiv në vitet e para pas regjimit komunist. Këto vizita në ato kohë ishin një mesazh i fortë që jepej për rehabilitimin e objekteve të kultit dhe të religjionit në përgjithësi. Përveç kësaj, shprehnin edhe vullnetin e strukturave dhe institucioneve, laike apo fetare, për të punuar bashkë. Në këtë kontekst ishte pozitiv roli i Imzot Mirditës që në ato vjet, së bashku me ipeshkëvinjtë e tjerë dhe krerët e tjerë fetarë dha një kontribut të madh në çështjen e harmonisë dhe në vlerësimin e rolit të besimit në jetën shoqërore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, me kalimin e kohës, në fakt u vu re se kishte diçka që nuk shkonte në këto pritje. Këtë nuk mund ta kuptonin ata që ishin në pritje, por vetëm kush lexonte komentet apo dëgjonte bisedat e njerëzve. Sigurisht, nuk ishin pozitive. Kjo nisi të kthehej më shumë në një qokë se sa në diçka të ndjerë. Të jemi të sinqertë; këtë gjë e shihnim të gjithë ngapak si një barrë, si diçka që duhej bërë, por që nuk sillte ndonjë kënaqësi të madhe.

Megjithatë, pa dashur të bëj komentimin e asaj çka ka qenë, do të doja të thoja se ky vendim është në një vazhdimësi të përsosur me dy magjistere: atë të Papës Françesku dhe atë të Imzot Gjergj Frendo-s. Magjisterin e Papa Françeskut tashmë e njohim të gjithë dhe e dimë se si ai ka ndryshuar shumë gjëra konkrete në Vatikan e më gjerë. Po ashtu, Imzot Frendo, në gjithë kohën që ka qenë famullitar në Sukth, më pas në Durrës e në vazhdimësi në Tiranë, si famullitar, por edhe si Ipeshkëv Ndihmës, ka patur një kujdes të vazhdueshëm për të varfërit dhe të përjashtuarit.

Kush kujton meshën e fillimit të misionit të Imzot Gjergj Frendos, më 3 dhjetor 2016, pikërisht ditën e Shën Françesk Ksaverit, këtij jezuiti që shkriu jetën e tij në vendet e varfëra të Indisë dhe Oqeanisë për të shpallur Ungjillin, do t’i kujtohen edhe fjalët e homelisë kur tha:

“Së bashku le të ndërtojmë një kishë sipas modelit që na paraqet Papa Françesku: një kishë që pasqyron shpirtin e Krishtit në thjeshtësi dhe përvujtëri, një Kishë që shërben, afër popullit veçanërisht të varfërve, të braktisurve, të mënjanuarve për shkak të ngjyrës ose të gjendjes së tyre shoqërore, viktimave të padrejtësisë, një Kishë që bëhet zë për ata që s’kanë zë. Prandaj, le t’u buzëqeshim atyre që kërkojnë solidaritetin tonë, le t’u japim dorën atyre të cilëve ua kishim mohuar, le t’i zgjerojmë zemrat tona që të varfërit dhe të mënjanuarit të gjejnë në to vend strehimi.”

Dhe këtë përkujdesje të tij, që ai e kërkon nga të gjithë të krishterët e Dioqezës që drejton, e ka vënë në jetë me këtë vendim të komunikuar nëpërmjet njoftimit për shtyp, ku thuhet pikërisht se:

“Për ne të krishterët, Krishtlindja është festa, në të cilën ne kremtojmë hyrjen e Hyjit në historinë e jetës njerëzore me brishtësinë e një fëmije. Në këtë kuptim Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë.”

Ja pra, pse një vendim i tillë, i cili sigurisht, që nëse ngjall habi te ndokush, te pjesa më e madhe e njerëzve ngjall mirëkuptim, admirim dhe simpati.

Rruga e varfërisë është rruga e Kishës. Është një sfidë e madhe, sepse varfëria ungjillore nuk konsiston vetëm në një fakt material, por është zhveshja nga ato struktura  materiale apo shpirtërore që shpesh rëndojnë apo kthehen në një shkandull (pengesë) në takimin tonë me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër një i krishterë zhvishet, jo si qëllim në vetvete, por për të veshur dikë që ka më nevojë se sa ai. A nuk ishte kjo rruga e Krishtit? Ai zbrazi, zhveshi vetveten, u bë i varfër që të na mbushte, të na vishte e të na bënte të pasur ne (krh 2 Kor 8,9).

/peregrinus.al/

Etiketa: dom Gjergj Metagjest ungjillorImzot Gjergj FrendoImzot Rrok MirditaIpeshkëv NdihmësKrishtlindjaPapa Françeskupritjet zyrtareShën Françesk Ksaveri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
La Traviata çudit ende në Tiranë Foto LSA/ Gent Shkullaku

La Traviata çudit ende në Tiranë Foto LSA/ Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com