Pritet Rudina – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pritet Rudina

18:30 | 09/04/2019
në Uncategorized
0

Nga Frrok Çupi

Pesë minuta më vonë hynë në rrjete ‘profesorët’, gazetarët’, analistët, ‘politologët’ prej partive dhe prej vulgut. Hynë në rrjetin e lajmeve; pesë minuta pasi Rudina Hajdari deklaroi se ‘djegia e mandateve të opozitës është atentat kundër demokracinë’, pasi tha se ‘Basha duhet të largohet’, dhe pasi tha se ‘do të inicioj iniciativën për tryezë të partive’…

Këta ‘filozofët’ e vulgut, që tanimë Mark Zukerberger iu ka dhënë të drejtën të kenë secili median e vet, që quhet fb, nisën ta shajnë Rudinën: “Hë, moj ti, na e mbushe mendjen, as që di të flasësh…’. ‘Po ti moj do të na japësh mend, që të dridhet zëri?!”. ‘Ama ti, bijë e babait, u bëre tradhtare e Partisë’. ‘Shiko moj ti, një grusht njeri, dashke me na dhënë mend…”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ja kështu e pritën ardhjen e parë të Rudina Hajdarit. Por këta ‘politologë’ të gardhiqeve, bash këta, me sharjen e tyre zbuluan se Rudina është ajo që i nevojitet vendit dhe Demokracisë. Rudina- si përfaqësues e brezit, Rudina si kulturë, Rudina si dashuri për demokracinë, si Demokrate e papërlyer nëpër gjirize vrasjesh dhe grabitjesh; dhe më në fund, Rudina si njeri i zakonshëm…

Vendi po vuan prej 30 vjetësh, dhe 50 vjet të tjera më parë, prej njerëzve ‘huge’, o katallanë, o ‘burra trima e të besës’, o që të marrin gjak në vetull’, ‘o që të vrasin në mes të ditës’, o që ‘të marrin frymën si të fortë’…. Po, jo!, mor filozofë, nuk na bënë punë këta; këta po i thonë edhe qeverisë ‘hë mo, pa na dil përpara se kemi bomba… A nuk je trim’… Iku ai shoku yt në Maqedoni kur i dogjëm zyrat!? Kështu do të ikësh edhe ti…. Do të ta djegim shtëpinë dhe do të të varim me kokë poshtë!”. Por këta njerëz, kur ‘e rrjepin’ kështu njeriun e fortë në qeveri, a e di çfarë të bëjnë ty o njeri i vulgut?!

Po njeriu i vulgut i kthehet Rudina Hajdarit dhe e shan, por e shan deri ditën kur Rudina do të jetë ‘e fortë’.  Kur njeriu i vulgut ta shikojë Rudinën në krye të shtetit, atëherë këta do të lëpihen te këmbët e saj.

Kategoria ‘Rudina Hajdari’ është lidere e re e botës së përparuar. As ka bërë mëkate, as ka kryer krime, as ka pjesë në establishmente dhe në kasta sunduese. Kjo është arsyeja pse kombi duke u zhvilluar do të ketë në krye ‘Rudinën’. Si Rudina janë udhëheqësit e rinj të kombeve perëndimore, duke filluar që nga Donald Trump, që erdhi si çudi përmes rrugës së njeriut të zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm.

Rudina Hajdari do të vijë si ligjësi e ‘mos- vdekjes së Demokracisë’.  Lidershipi i tanishëm e ka asfiksuar Partinë Demokratike, duke e lënë vendin pa simbolin e ndarjes së epokës mes diktaturës komuniste dhe të ardhmes. Jo vetëm si bijë e liderit të Demokracisë, por si një shkollare e demokracisë amerikane, ajo ka shumë miq, ka aleatë të vërtetë, ka mirëkuptim, ka diskrecion me Shtetet e Bashkuara dhe me Europën, që këta udhëheqësit ‘e fortë’i dhanë shkelmin. Rudina, ajo ‘e vogla sa një mace’,  siç e shajnë në facebook, ajo do të zbulojë, si Kromuelli në Britani, mbretin kriminel. Kromuelli, edhe pasi vdiq mbreti kriminel, e zhvarrosi dhe e vari skeletin në shenjë të drejtësisë së kombit. Aty ka nisur kthesa e madhe e britanikëve – shkollë e të drejtës në jetën moderne.

Rudina do të jetë një ‘Kromuell’ e brishtë dhe e drejtë. Mos e harroni këtë, o njerëz të vulgut që shani sot.

Etiketa: Frrok ÇupiRudina Hajdari

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gent Cakaj heq pasaportat diplomatike ish-deputetëve e gjyqtarëve

Gent Cakaj heq pasaportat diplomatike ish-deputetëve e gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com