Bordi i prindërve të shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë i kanë dërguar një letër ankese ministres së Arsimit Besa Shahini ku shprehen se pyetjet në provim nuk ishin sipas udhëzimeve dhe për këtë fëmijët kanë dalë keq
Prindërit kërkojnë një reagim nga ministrja, duke theksuar se u hodhë poshtë sakrifica e tre viteve, që ka bërë shkolla.
“Provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga ana e MASR. Fëmijët dolën të traumatizuar dhe të zhgënjyer. Fëmijët në provim kanë dalë shumë keq. U hodhën poshtë 3 vite sakrificë të shkollës”, shprehen ndër të tjera prindërit.