Princi Charles flet për Covid-19: Mund të gjendemi përballë një tjetër kërcënimi të ngjashëm në të ardhmen

Lexo edhe

“Kam qenë me fat dhe e kalova lehtë, por e kam pasur dhe e di çfarë kanë kaluar personat e sëmurë”. Kështu ka treguar princi Charles për herë të parë për eksperiencën me koronavirusin, të cilin e kaloi në mënyrë të lehtë në mars. Trashëgimtari i fronit mbretëror anglez tregon ndjeshmërinë e tij për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit për shkak të Covid-19, duke folur personalisht.

“Në mënyrë të veçantë për të gjtihë ata që nuk kanë mundur të jenë pranë të afërmve të tyre në momentin e vdekjes. Kjo për mua është gjëja më e tmerrshme,” ka shtuar Charles.

“Nëse ne nuk mësojmë nga kjo pandemi, është mesazhi i djalit të parë të mbretëreshës Elissabetta, mund të gjendemi përballë një tjetër kërcënimi të ngjashëm në të ardhmen.

Sa më shumë të vazhdojmë të konsumojmë natyrën, aq më shumë e shkatërrojmë biodiversitetin, dhe më shumë e ekspozojmë veten nga këto rreziqe.” shprehet princi Charles.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *