Primaret/ Mjekja shpall kandidaturën për bashkinë e Vlorës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Primaret/ Mjekja shpall kandidaturën për bashkinë e Vlorës

13:05 | 12/11/2022
në Uncategorized
0

Mjekja Nada Daullja ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve që po zhvillon Partia Demokratike në Bashkinë e Vlorës. Në një deklaratë nga selia blu, Daullja shprehet se ka vendosur që të futet në garë pasi respekton procesin qe bazohet në vullnetin e qytetareve.

Mjekja tha se e respekton vullnetin që do të dalë nga vota e demokratëve teksa shton se Vlora nuk është më ajo që ka qenë që pas transformimit të sheshit të Flamurit, të cilit sipas saj i ka humbur identiteti.

Deklarata:

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Une jam Nada Daullja. Prej 7 vitesh mbaj detyren e nenkryetares së Partisë Demokratike, dega Vlorë. Kam mbaruar Mjekësi dhe e ushtoj prej vitesh profesionin në qytetin tim, në sherbim te komunitetit. Aktualisht po kryej specilizimin ne fushen e Psikiatrisë. Unë sot shpall kandidaturën time në primaret e Partisë Demokratike nga ku do dalë kandidati ynë për kreun e bashkisë Vlorë.

Vendosa te hyj ne garen e Primareve, duke qene se respektoj procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve. Te jesh pjese e nje gare te tille është një leksion politik. Nuk ka rendesi cilia kandidat fiton, sa kohë fryma qe percjellim dhe serioziteti i garës dhe konkurencës janë të mirëfillta, një gjë e munguar, të paktën te kundërshtari ynë politik, që prej vitesh bën emërime dhe shkarkime sipas tekave. Kjo është një risi qe ofron Partia Demokratike dhe unë jam krenare për këtë.

Kushdo fiton në Primare eshte i barabarte me atë qe merr më pak vota, sepse në finale qëllimi është i njëjtë: bashkimi i të gjithëve për për të mundur kundërshtarin politik, armikun e votës së lirë dhe të dërguarit e tij part-time në Vlorën tonë. Ne këtë kuadër, të gjithë së bashku kemi një vend në historinë e primareve, në historinë e Partisë Demokratike, në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Të gjithë së bashku, mund të bëjmë secili të vetën, per ti thene te keqes Ndal! Vendosa të hyj në garën e primareve, jo për partinë time, por për qytetin tim dhe njerëzit e tij. Kam parë gjith këto vite se si kryeministri dhe njerëzit e tij kanë bërë gjithcka për t’i zhbërë identitetin, që nga sheshi i Flamurit e me radhë. Vlora pa kujtimet dhe vendet e kujtimeve nuk mund të jetë Vlora jonë.

Jo pak vlonjatë e kanë parë jetën jashtë qytetit të tyre, në Tiranë apo në emigracion. I respektoj thellësisht zgjedhjet dhe vendimet e tyre, por kam patur brenda vetes një gjë që më bënte pak më vlonjate se të tjerët: nuk e kam menduar kurrë ikjen nga ky qytet, pavarësisht se nuk ka qenë e lehtë. Dashuria për vendin, për familjen, për theksin e pazëvendësueshëm të natyrës dhe të së folurës vlonjate, më më ka mbajtur këtu. Bashkë për Vlorën! Bashkë për Shqipërinë!

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj janë dy kandidaturat për primaret e rithemelimit në Bashkinë Lezhë. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

 

 

Etiketa: mjekëprimareVlore

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Në kërkim nga Italia, pranga të riut me 2 identitete nga Kurbini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026
Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

21:18 | 14/01/2026
Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

21:04 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –
  • Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –
  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com