Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se Beogradi ka një pasqyrë mbi vrasjen e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi” (SDP) Oliver Ivanoviç, por se duhet të pritet konfirmimi i informacionit..
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç deklaroi më herët se Beogradi pret përkushtim të plotë në këtë rast dhe gjetjen e autorëve të krimit, “qoftë serb, shqiptar apo i huaj”.
Stefanoviç shtoi se Prishtina ka më shumë mundësi sepse është në terren dhe ka një pasqyrë më të madhe për rastin, pasi Beogradi nuk është lejuar të marrë pjesë në hetim.