Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Presidenti Meta nuk dekreton Gjinushin/ Reagon gazetari Mentor Kikia: Një refuzim dinjitoz

Nga Ejona 0

Pas refuzimit të Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave nga ana e presidentit të Republikës Ilir Meta, ka reaguar edhe gazetari Mentor Kikia.

“Një refuzim dinjitoz i presidentit Ilir Meta”– shkruan Kikia.

Sipas tij ky veprim është i drejtë pasi zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë.

Postimi i plotë:

Një refuzim dinjitoz i presidentit Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.

Pavarësisht arsyeve që ka apo që mund të ketë, ky është një veprim i drejtë. Zgjedhja e një politikani karriere, ndërsa kishte ende emrin në KQZ si pjesëmarrës në zgjedhjet vendore, është një turp për Akademinë e Shkencave, një turp për botën akademike në tërësi dhe një turp për të gjithë shoqërinë. Akademia e Shkencave nuk është ministri, ku titullari është post politik. Kreu i Akademisë së Shkencave duhet të jetë një figurë elitare e shoqërisë, duhet të personifikojë jo vetëm studiuesin dhe akademikun, por edhe personalitetin e padiskutueshëm publik.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej