Presidenti Joe Biden njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të rënda financiare ndaj bankave ruse dhe oligarkëve rusë, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën.
“Askush prej nesh nuk do të mashtrohet” nga pretendimet e Presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai tha se sanksione të tjera mund të pasojnë nëse zoti Putin vendos të avancojë më tej.
Presidenti Biden tha se po dislokonte gjithashtu forca amerikane drejt vendeve balltike në krahun lindor të NATO-s pranë kufirit me Rusinë.
Presidenti Biden i bashkohet 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët ranë dakort të martën të vendosin sanksionet e tyre të para ndaj zyrtarëve rusë, për shkak të veprimeve të tyre ndaj Ukrainës./VOA/