Presidenti i Malit të Zi: Nuk pajtohem me Abazoviçin për…

0
78

Ai foli edhe për qëndrimin e kryeministrit Dritan Abazoviç, i cili ka qëndrim më të butë për “Ballkanin e Hapur”.

“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit”, tha Gjukanoviç, raporton  “CDM.me”.

Pos Malit të Zi, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, “Ballkanin e Hapur” nuk e kanë përkrahur as Kosova e as Bosnjë-Hercegovina.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t’i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”, theksoi Gjukanoviç.

Presidenti i Malit të Zi, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.