Presidenti, Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij zyrtare dy ditore në Kosovë, e cila është edhe e para e tij që nga 24 korriku, dita kur mori postin e kreut të shtetit shqiptar.
Begaj është pritur me një ceremoni nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Pas takimit në selinë e presidencës së Kosovë, Begaj dhe Osmani do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.