Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, e ka nisur vizitën e tij në Luginën e Preshevës me një takim me drejtuesit lokalë të komunës së Bujanovcit. Të pranishëm ishin jo vetëm drejtuesit e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, por edhe shumë qytetarë.
Nishani po e zhvillon këtë vizitë në ditën e mësuesit dhe pritja për të ka qenë më e mira e organizuar për ndonjë drejtues të Shqipërisë. Presidenti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen më të madhe për pritjen e veçantë.