Në ndihmë të Emergjencave Civile për menaxhimin e situatës së përkeqësuar nga moti kanë ardhur 6 ekipe të ndërhyrjes emergjente nga Kosova.
Bëhet me dije se 6 njësi evakuimi me 34 persona kanë mbërritur në Shqipëri, ku mes tyre janë tre ekspertë të reagimit të shpejtë.
Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi në takim këto 6 ekipa ka thënë që duhet të fokusohen në shtëpitë një katëshe pasi kanë më shumë rrezikshmëri.
“Përparësi duhet tu japim personave në banesat një katëshe pasi ata nuk kanë ku të shkojnë, ata duhet të evakuohen me përparësi”, u shpreh Prençi.