Premtimi që u la anash Rrugës së Arbërit për një dekadë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Premtimi që u la anash Rrugës së Arbërit për një dekadë (film)

08:30 | 29/06/2017
në Shqiperi
0

Nga Ejona Zenelhasani

Ka kaluar më shumë se një dekadë nga premtimi i parë që qeveria shqiptare iu bëri të gjithë dibranëve për ndërtimin e një rruge më të shkurtër që i lidhte me Tiranën, “Rrugën e Arbërit”.

Sot pas kaq shumë vitesh ende vijojnë premtimet se do të nisin punimet në shtator të këtij viti, nga kryeministri tashmë i zgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kjo rrugë është bërë shpeshherë temë kryesore e takimeve elektorale në qytetet e Qarkut të Dibrës. Ndonëse banorët janë lodhur nga këto premtime, ata ende kanë shpresë dhe vazhdojnë të ngrejnë zërin për ndërtimin e saj.

Se sa të nevojshme e kanë këta banorë ndërtimin e kësaj rruge, mjafton që secili nga ju të bëj një udhëtim në rrugën aktuale që të çon për Peshkopi. Rruga është pothuajse e shkatërruar dhe tepër e lodhshme.

Në aksin rrugor deri në Milot ndonëse rruga që është ndërtuar e re (aksi më i mirë rrugor) tabelat të tregojnë që duhet të ecësh me 10 km në orë. Kështu rruga për Peshkopi të zgjat minimumi 4-5 orë.

Në vijim rruga është krejt me kthesa dhe me gropa. Në aksin rrugor Burrel-Klos kjo rrugë është në gjendje skandaloze. Gjithandej ka gropa dhe herë pas here ulje ngritje të asfaltit. Gjatë gjithë kohës shoferi duhet të jetë shumë i vëmendshëm në të kundërt do pësojë dëmtime automjeti dhe fatkeqësisht mund të ndodhin dhe aksidente.

Rrugës ka mungesë të theksuar sinjalistike. Të vetmet tabela që duken janë ata që të tregojnë për hyrjen dhe daljen nga një qytet apo fshat i këtij qarku.

Drejtori i logjistikës në një firmë ushqimesh në Tiranë na tregon eksperiencën e tij gjatë udhëtimit për në Dibër.

Zgjodha të udhëtoj në Dibër për të tregtuar mallrat në një nga supermarketet e këtij qyteti. Kur nisa udhëtimin mendova se do jetë njësoj si në të gjithë qytetet e tjera, në fakt më rezultoi shumë ndryshe.

Fati im i keq ishte se ishte një natë me shi, dhe nëpër rrugë kishin rrënë gurë dhe grumbuj dheu nga malet në zonën e Shkopetit. Nuk kishte asnjë material apo gërryerje që e parandalonte. Nëpër male kishte ca të lyera me bojë të bardhë, me shumë mundësi nga koha e komunizmit, që shërbenin për të treguar prezencës e cepave të malit në rrugë.

Anash rrugës nuk kishte mbrojtëse dhe kjo ishte shumë e rëndë psikologjikisht. Ndërsa rrugës nga Burreli në Klos m’u bë kosi dhallë nga gropat që nuk kishin të sosur. Rrugë më të ndyrë nuk kam kaluar nëpër Shqipëri, dhe të mendosh që kjo rrugë është rrugë nacionale që lidh dhe shtetin Maqedonas me Tiranën.

Të njëjtën përshtypje kanë edhe banorët e këtij qarku. Ata nuk flasin kot. Studentët që vijnë nga këto zona për të studiuar në Tiranë apo vende të tjera thonë se e kanë shumë të vështirë kthimin në familjet e tyre, ndonëse dëshira është për t’i vizituar çdo fundjavë, si çdo student tjetër.

Qarku i Dibrës ka bukuri të rralla natyrore. Liqenet e Lurës dhe mali më i lartë në Shqipëri, Korabi janë resurse natyrore që mund t’i japin vendit tonë mundësi të mëdha investimi. Por mungesa e infrastrukturës për Dibrën bën që ky vend të jetë një ndër më të varfrit në Shqipëri.

Historia e premtimeve për “Rrugën e Arbërit” ka nisur herët. Ish-kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha në vitin 2012 tha se kjo rrugë do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm tek dibranët dhe jo vetëm. Ashtu ndodhi. Çdo dibran u ekzaltua nga premtimi që ju bë atyre se do ju ndërtohej një rrugë që shkurtonte distancën nga Tirana me 100 km. Akoma “premtim i pambajtur”.

Askujt nuk i intereson më kush do bëj premtim e rradhës dhe se kur do nisin punimet e kësaj rruge, të cilat nisin çdo fillim fushate elektorale. Dibranëve ju duhet “Rruga e Arbërit”, si domosdoshmëri për zhvillimin e këtij qarku, i cili mbetet në errësirën e investimeve prej vitesh.

Etiketa: Burrel-KlosDibërEjona Zenelhasanimelaim damziPeshkopipremtimeRamarruga e arberitshkopet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Donald Trump ngacmon gazetaren irlandeze në Shtëpinë e Bardhë (film)

Donald Trump ngacmon gazetaren irlandeze në Shtëpinë e Bardhë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com