Prania e Mbretit Zog në përurimin legatës së re amerikane në Tiranë, një eveniment i veçantë për këtë arsye (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prania e Mbretit Zog në përurimin legatës së re amerikane në Tiranë, një eveniment i veçantë për këtë arsye (foto)

10:10 | 12/02/2022
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Shkurt 2022

“The American Foreign Service Journal” ka botuar, në shkurt të 1931, në faqen n°81, një shkrim në lidhje me përurimin e legatës së re amerikane në Shqipëri në prani të mbretit Zog.

Dedikim për Legatën e re Amerikane në Shqipëri

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Burimi : The American Foreign Service Journal, shkurt 1931, f.81

“Në Ditën e Falënderimeve (Thanksgiving Day), me 27 nëntor (1930), u përurua legata e re amerikane në Tiranë nga ministri amerikan, Herman Bernstein, në praninë e Mbretit Zog, anëtarëve të qeverisë së tij dhe të trupit diplomatik, si dhe anëtarëve të komuniteteve amerikane dhe të tjera të huaja.

Fjalimi i hapjes u bë nga ministri amerikan, të cilit Mbreti iu përgjigj shkurtimisht. Në vijim, kryeministri foli në emër të qeverisë shqiptare. Në emër të përfaqësuesve të huaj foli edhe ministri britanik, dekan i trupit diplomatik. Prania e Mbretit i shtoi shumë interes këtij rasti, veçanërisht pasi kjo ishte vizita e tij e parë në një mision të huaj.

Legata e re përbëhet nga tre ndërtesa; rezidenca e ministrit, rezidenca e sekretarit dhe kancelaria. Është Legata e parë që kompletohet nga fondet e parashikuara nga projektligji i Porter-it, i cili përvetësoi 10,000,000 dollarë për ndërtimin e legacioneve të ambasadave dhe konsullatat në vendet e huaja. Të tre shtëpitë ndriçohen dhe ngrohen nga një impiant qendror, i pavarur. Shtëpia e ministrit është përshtatur në mënyrë të mrekullueshme për pritjet (takimet) pasi ka tre dhoma të mëdha pritjeje.

Prona e re shtrihet një sipërfaqe prej 3.5 akrash, mbi një vend të lartë në rrugën e Elbasanit rreth një çerek milje nga qendra e Tiranës. Ndërtesat kanë pamje nga jugperëndimi drejt një vargu të bukur kodrash, mbi më të afërtën e të cilave një ditë do të ndërtohet pallati i ri i Mbretit Zog. Mbrapa Legatës ngrihet një varg i mrekullueshëm i Alpeve Shqiptare me malin Dajti që ngre majën e tij mbi malet përreth, i veshur me borë në dimër dhe në verë duke reflektuar ngjyrat e mrekullueshme të perëndimit të diellit nga maja e tij shkëmbore.

Legata amerikane në Tiranë është ndërtimi i parë vërtet modern në Shqipëri dhe populli shqiptar ka shfaqur interes të madh për rehatinë dhe komoditetet e ndërtesave moderne amerikane. Shumë vëmendje kanë tërhequr banjat, ngrohja me avull dhe frigoriferët elektrikë.

Ngritja e godinave të reja për të strehuar Misionin Amerikan në Shqipëri ka inkurajuar edhe vendet e tjera të ndjekin shembullin. Britanikët, italianët dhe francezët tani po planifikojnë të ndërtojnë legata të reja dhe tashmë janë blerë vende për këtë qëllim nga qeveritë britanike dhe italiane në afërsi të pronës amerikane.”

Nga Charles A. Bay

Burimi : The American Foreign Service Journal, shkurt 1931, f.81. Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

Etiketa: Aurenc BebjaMbreti ZogPrania e Mbretit Zog në përurimin legatës së re amerikane në Tiranë

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Deputetja e PD: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Ku kanë shkuar miliona euro?

Deputetja e PD: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Ku kanë shkuar miliona euro?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com