Tiranë, 25 korrik 2016 – Parlamenti i Shqipërisë ka votuar Projektligjin që i hap rrugë negocimit të kontratës me “Star Bridge” për ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës.
Bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë 5 miliardë USD, nga i cili pritet të krijohen 70.000 vende të reja pune, shkruan sot Koha Ditore.
Drafti u miratua vetëm me votat e shumicës, ndërsa opozita abstenoi, duke kërkuar më shumë transparencë për projektin.
Porti i Karpenit në Kavajë do të jetë më i madhi në Mesdhe, dhe me ndërtimin e autostradës ndërkombëtare Nish – Prishtinë – Durrës do t’i shërbejë edhe Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, i paraqiti Parlamentit shqiptar këtë Projektligj për procedurën e veçantë të negocimit të kontratës me kompaninë që do ta ndërtojë portin. (r.m.)