Ka shkuar në 15 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”. Blutë arrestuan një person, i dyshuar i përshirë në veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Personi në fjalë është Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.
Operacioni policor “Porositësi” u finalizua më 4 tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.
Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësi” më 4 tetor:
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami
Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Të shpallur në kërkim:
Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.
Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.