Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Porosia e Lleshajt: Mos u merrni me shpërndarës, luftoni kokat e trafikut

Nga Media 0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vijon turin e takimeve në drejtoritë e policisë së qarqeve.

Këtë të premte, 30 nentor, ai ndodhet në Korçë, ku po zhvillon në drejtorinë e policisë një takim me drejtuesit lokale të uniformave blu.

Takimi u mbajt pa praninë e mediave, ashtu siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të vendit, ku ministri i Brendshëm ka zhvilluar takime të ngjashme edhe më herët.

Burimet thonë se në qendër të diskutimit dhe porosive të ministrit të Brendshëm është lufta ndaj krimit dhe efektiviteti i polisë së Shtetit.

“Luftë krimit të organizuar, kapove të trafikut të lëndëve narkotike. Mos u merrni me shpërndarës droge por me kokat e këtyre trafiqeve“, ka qenë një nga porositë kryesore të ministrit të Brendshëm bëjnë të ditur burimet.

Gjithashtu ai ka kërkuar të luftohet dhe kontrabanda e lëndës drusore.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej