Pordhacët “rilindas” që po qelbin Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pordhacët “rilindas” që po qelbin Shqipërinë

17:30 | 09/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Së pari, kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, pasi për shumë prej jush ndoshta nuk do të duket fjala e duhur. Por, megjithë përpjekjen për t’a zëvendësuar me një fjalë më të përshtatshme, e kisha të pamundur që në fjalorin shqip të gjeja një fjalë tjetër që  t’i përafrohej!  Fjala “mburravec” nuk e ka ngarkesën kotësore dhe boshin e fryrë që të krijon fjala “pordhac”.

Tani të dal te përmbajtja e këtij shkrimi.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Në fillim të shtatorit, në mediat tona dolën dy lajme skandaloze, njëri pas tjetrit. I pari, njoftonte që Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj ka fjetur në një hotel të Romës dhe fatura tregonte 700 Euro/natë. I dyti, njoftonte që Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, ka fjetur dy netë në Hotelin Alma në Barcelonë, për 1816 Euro. Për ta bërë më skandaloz lajmin e dytë, pagesën e hotelit e bën oligarku i njohur si klienti kryesor i Bashkisë së Tiranës, zoti Shkëlqim Fusha.

Këto dy lajme ishin shumë të bujshme pasi populli percepton shumë kollaj se çfarë do të thotë 700 ose 906 Euro një natë hoteli sesa fjala vjen 110 milion Euro që është gjoba ndaj Becchetit. Për shembull, mamaja ime e kupton që një dhomë hoteli në Romë mund të kushtojë 40, 50, 70 ose 100 Euro. Qameti 150 Euro. Por t’i thuash mamasë sime që Ministrja shqiptare ka fjetur me 700 Euro në një natë kjo ia çon nervat në skaj. Edhe djali im i vogël nuk i kupton 104 milion Eurot që Qeveria shqiptare ia fali Bankers Petrolium (Kompanisë Amerikane të Naftës) por kur i thashë që dhoma e Etildës për një natë kushton “një pallaskë” (kështu e quan ai 500 Euroshen) dhe dy jeshilka zgurdulloi sytë. “Ne do kishim shku me pushime për një javë familjarisht”- më tha. “Po mor bab, po ne nuk jemi Ministra”- i them. “Ministrat kanë status, nuk mund të flejnë në çdo lloj hoteli si ne të ngratët”.

Problemi më kompleks është në rastin e nënkryetarit Mazniku. Pagesa prej 1816 Eurosh për dy netë është bërë nga përfituesi kryesor i parave publike të administruara nga z. Mazniku. Nuk e di çfarë do të thoshte mjaftisti Mazniku i viteve 2005, aktivisti vizionar i një Shqipërie të mirëqeverisur, për këtë aferë të pastër korrupsioni!

Më kujtohet që media e Kosovës i mori shpirtin Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për një vizitë disa minutëshe në jahtin privat të një oligarku të njohur kosovar. Megjithëse asgjë nuk vërtetonte lidhje të tjera mes tyre, asnjë faturë e paguar, asnjë gjurmë korrupsioni! Por, ta lëmë mënjanë korrupsionin (përfitimin e padrejtë të Maznikut nga Fusha), a mundet zoti Mazniku të refuzonte fjetjen në një hotel që kushtonte 1816 Euro për dy netë?! Si mundet një majtist-mjaftist t’ia lejojë vetes këtë luks?! Apo edhe këtu del simptoma e statusit. Pra, edhe ky mund ta bënte por nuk ia lejonte statusi.

Në media dolën servilët e Qeverisë që na shpjegonin që ishim hormonalë, të padalë e të painformuar, se 700 Euro nuk ishin hiçasgjë. Janë të njëjtët servilë që dalin në media për të mbrojtur gjithmonë Qeverinë. Varet kush është dezhurn. Atë ditë qëlloi radha e Dritanit. Ai na njoftoi që e paska bërë edhe Berisha në New York. A thua  kjo është arsye për të mos kritikuar Ministren! Nëse Berisha e ka bërë (shumë keq ka bërë) dhe ne nuk e kemi ditur atëherë, duhet të heshtim edhe sot? Jo zoti servil, arsyeja që “kanë vjedhur më keq ata” është për të sharë edhe ata e jo për të mos sharë këta.

Përveç tyre kishte edhe nga ata që na folën për statusin e Ministrit…

“Statusi i leshit” – më del nga shpirti . Cili shqiptar paska status të paguajë 700 Euro nata?! Ne jemi vendi më i varfër i Evropës dhe krekosemi sikur jemi Britania apo Franca. Për të shpjeguar megallomaninë e të voglit, në këtë rast më vjen në ndihmë një ngjarje reale nga fundi i viteve 90 në kinematografinë shqiptare.

Në një Festival Ndërkombëtar Filmi u shfaq filmi i një prej regjisorëve të rinj shqiptarë të atyre kohëve. Në fund të filmit, në momentet e shfaqjes së titrave, të pranishmit pyesin regjisorin se çfarë shkruhet poshtë emrit të Kadri Roshit. Aty shkruhej Artist i Popullit. Regjisori, i vënë në pozitë përpara kolegëve, sajon një gjë për të dalë nga situata. Se nuk ua shpjegonte dot se pse populli përzihet me artistët, pse populli dikur ka dhënë edhe tituj.

Sapo kthehet në Shqipëri, në një mbledhje të gjerë të Kinostudios së atëhershme, propozon heqjen e titujve të tillë krejt demode e të pakuptimtë dhe futjen e koncepteve moderne si “Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Kadri Roshit”.

Për një moment pati mirëkuptim, mirëpo për fare pak. U ngritën servilët e atëhershëm me fjalime patetike të tipit “Ky është një titull kontributi jetësor që populli shqiptar ua ka dhënë artistëve të vet dhe nuk ka Francë apo Angli që ta vejë në dyshim”etj etj. Njëri pas tjetrit secili servil e linçon regjisorin e talentuar sa ky u pendua që e kishte hapur gojën. “Është status” vërsuleshin kolegët regjisorit anipse ky mendonte veç që ta modernizonte atë status të pakuptimtë.  Dikur, nga fundi i sallës u ngrit një kineast me përvojë e një zë i njohur për batutat e tij dhe tha “Mirë more mirë, po e shkruajmë Artist i këtij farë populli”!

Ky ishte fundi i diskutimit.

Edhe statusi i Ministres apo Nënkryetarit të Bashkisë nderohet duke kursyer. Ish Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, jetoi në një barakë dy dhomëshe dhe e dhuroi 90% të pagës së tij për nevojtarët. Sepse “statusi” i Uruguait nuk ishte për pordhacë dhe ai e donte Uruguain.

Ndërsa për pasanikët e rinj (ku futen edhe zonja Gjonaj dhe zoti Mazniku), çështjen e statusit  e shpjegon shumë mirë shkrimtari Hernan Casciari, kur thotë: “Pasaniku i ri e di. E di se është rastësia, dhe jo mundi, shkaktarja e hovit të tij ekonomik. E di se jeta mund t’ia marrë gjithçka, po aq shpejtë sa edhe ç’ia dha. Pasaniku i ri ka nevojë të shkëputet nga njerëzit e thjeshtë. Sepse statusi – duket se thonë pasanikët e rinj – është të zgjedhësh, kush mund të të vjedhë dhe kush jo”.

/Gazeta Express/

Etiketa: Ermal MulosmaniHernan Casciarikotësorelajme skandalozepordhacShqiperia

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
OSHEE paralajmëron: Ja zonat ku do stakohet mbi 6 orë energjia elektrike

OSHEE paralajmëron: Ja zonat ku do stakohet mbi 6 orë energjia elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com